Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Milivoje Mihajlloviç/ Kossev
Tërë bota kërkon përgjigje për koronavirusin, duke u endur me frikë dhe pashpresë. Psikologët këshillojnë të sillemi sikur gjithçka është në rregull, e në fakt nuk është kështu. Por, ne jemi mësuar me këtë edhe pa psikologët. Politikanët në këto hapësirat tona janë psikologët “më të mirë”.
Shkaktojnë kriza artificiale, të kontrolluara, “drama” kombëtare, ecin nëpër “murin e vdekjes”... Harresa është këshilltari më i mirë për këta ekspertë të manipulimit. Fakti që në këto ditë pandemie profesioni nuk e gjeti veten, sepse, një ditë flisnin një gjë, ditën e dytë një tjetër, ndërsa të nesërmen diçka të tretë, kjo nuk i pengoi politikanët e këtushëm që (me ndihmën e “profesionit”) të çmendnin njerëzit duke pompuar frikë të paparë në radhët e banorëve të feudeve të tyre.
Masat kundër virusit korona ngjajnë me njëfarë trajnimi mendor të njerëzve. Tani virusi korona do të jetë justifikim për të gjitha budallallëqet që bëjnë. I vetmi parametër i tyre është rejtingu, ndërsa qëllimi- fitorja në zgjedhje.
Teatrin e absurdit e maskojnë të ashtuquajturit profesionistë universalë- ata që dinë gjithçka dhe kanë mendimin e tyre. “Skena” e tyre janë mediat, ndërsa regjizorët- redaktorë të frustruar, artistë në kërkim të armikut. Pikërisht kur mendonim se përfundimisht të gjithë e kanë kuptuar sesa e rëndësishme është të zhvillohet sistemi shëndetësor, sa vlejnë doktorët e mirë (të poshtëruar me paga të vogla dhe kushte të këqija pune) përsëri në media më shumë vëmendje po i kushtohet yjeve të rialiti programeve dhe të folkut. Madje edhe një gazetë ditore beogradase, e cila deri tani është shquar si gazetë disi serioze, ka filluar të publikojë kolumnën mbi këngëtarët folk në kohën e koronavirusit.
Kësisoj kjo pandemi që merr jetë njerëzish shndërrohet në shfaqje para publikut të frikësuar dhe të hutuar.
Koronavirusi si “kundërshtar evolutiv inteligjent” dalngadalë po shndërrohet në mjet disiplinimi të qytetarëve për pezullmin e demokracisë, alibi për budallallëqet e autokratëve.
Në këto kohë kur e përditëshmja jonë është çrregulluar, të gjithë presim fundin, duke u shqetësuar sesi të ruajmë kokën gjallë dhe me shëndet. Por edhe kjo do të kalojë, dhe do të na mbeten problemet “e vjetra”. Spiralja ballkanike e frikës- nga serbët, nga shqiptarët, nga kroatët, nga përndjekjet, nga konfliktet, nga mediat, nga humbja e vendit të punës, nga uria... ka marrë tashmë një emër të ri-korona virus, i cili na ka vënë të gjithëve maskën në fytyrë.
Çfarë do të bëjmë kur një ditë të gjithë të heqim maskat?
Pas “koronës” fshihet edhe problemi i dialogut në relacionin Beograd-Prishtinë. Më duket se ky vit do jetë një vit i shanseve të humbura për rinovimin e dialogut thelbësor. Problemi kësaj here është “lokalizuar” në mungesën e stabilitetit politik në Prishtinë.
Kur bëhet fjalë për dialogun, Presidenti i Kosovës ka legjitimitet “në rënie”, ndërsa qeveria legjitimitet të “pezulluar”. Timonin e dialogut e ka kapur fort ndërmjetësi amerikan Riçard Grenel, me “legjitimitetin” e shefit të të gjithë shërbimeve informative të shtetit më të fuqishëm në botë.
Është duke u zhvilluar polemikë e madhe rreth konfliktit të supozuar mes BE-së dhe SHBA-ve në dominimin e zgjidhjes së çështjes kosovare. Ndërkohë shkruhet për respektin e Kosovës për Amerikën dhe ndjesinë e përkatësisë së Europës dhe vlerave të saj. Pas perdes së rrezikut nga pandemia bëhet luftë e ashpër për pushtet në Kosovë.
Rreziku më i madh për “qendrat e fuqisë”, që janë shumë dhe janë shumë më të forta sesa presupozohet, është vendosmëria e Kurtit për të penguar plaçkitjen dhe korrupsionin. Koncepti i qeverisjes së deritanishme njëzet vjeçare është që t’i merret sa më shumë popullit. Dhe këtë qeverisje ata nuk kanë për ta dorëzuar lehtë. Në anën e tyre, më duket mua, është ndërmjetësi amerikan. Në anën e tyrë është edhe inertësia europiane. Në anën e tyre është i ashtuquajturi “shtet i thellë”, tajkunët, nëntoka dhe mbitoka rajonale...
Përderisa të mos përmbyllet kriza politike në Kosovë, dhe kjo në mënyrë logjike mund të mbyllet vetëm me zgjedhje të reja, vështirë se mund të flitet për dialog serioz apo arritje të ndonjëfarë marrëveshje.
Edhe në Serbi janë përpara zgjedhjet parlamentare. Kur do të mbahen? Momentalisht askush nuk ka një përgjigje për këtë pyetje. Ndërsa kjo “punë” të mos kryhet, nuk është reale të presësh vazhdim të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.
Pastaj vijnë zgjedhjet në SHBA. Lufta në zgjedhjet presidenciale në Amerikë përherë në një masë të mirë ka përcaktuar fatin e pjesës më të madhe të pjesës tjetër të botës. Edhe atje koronavirusi “ka marrë pushtetin”.
Domethënë “zgjidhje” për çështjen kosovare nuk ka derisa të përvetësohet Shtëpia e Bardhë. SHBA-të kanë interesa në këto territore (ose ato janë interesa të zyrtarëve të veçantë nga Uashingtoni) dhe nuk u interesojnë interesat e njerëzve që jetojnë këtu.
Bashkimi Europian edhe deri tani nuk ka ditur ç’të bëjë me problemin kosovar. As kishte vendosmëri, as fuqi, as ide, sesi ta ndriçonte vilajetin e errët kosovar. E bllokuar në labirintin e problemeve të saj, humbja e identitetit, interesat personale të zyrtarëve të saj, BE-ja deri tani ka statuar kur bëhej fjalë për pafuqinë në Ballkan, duke u fshehur pas floskulës mbi “perspektivën europiane të Europës Juglindore”, mbi “simetrinë e fajit” ose ftesave të paqarta për bisedime.
Edhe fuqitë europiane (veçanërisht Gjermania) respektojnë dhe fshehin intereat e tyre në Ballkan. Kështu edhe Moska i sheh këto problemet tona. Por askush nuk ka vizion dhe vlerësim sesi ta zgjidhë këtë çështje.
Para nesh, duke gjykuar nga të gjitha gjasat, janë muaj të tërë bisedimesh të stimuluara. Ndërmjetësit eventualisht do të caktojnë takime në të cilët do të “vendosen” lidhjet e transportit, do të merren vesh për “kushtet”, do të kërcënojnë me sanksione, do të shantazhojnë liderët lokalë... Mediat, përsëri do të lajmërojnë “takime historike”, por asgjë nuk do të lëvizë nga pika e vdekjes.
Kështu do të jetë derisa të mos hiqen maskat.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38