Flash News

KRYESORE

Si do të ndryshojë moti gjatë javës? Meteorologu: Pritet ulje e temperaturave

Si do të ndryshojë moti gjatë javës? Meteorologu: Pritet

Duket se ditëve të nxehta dhe verës po iu vjen fundi dhe së shpejti vjeshta do trokasë në vendin tonë.

Sipas meteorologut Hakil Osmani, ditët në vijim do të shënojnë ulje të temperaturave në të gjithë vendin tonë.

Osmani tha se fundjava do të jetë me reshje shiu dhe temperatura të ulta, karakteristike për vjeshtën.

“Pjesët e para të ditës mendohet të jenë të kthjellëta por në orët e pasdites pritet që në zonat jugore dhe lindore të vendit do të ketë vranësira dhe reshje shiu ndërsa temperaturat pritet të shkojnë deri ne 33 grade celsius ne vlerat maksimal. Moti pritet të freskohet gjatë kësaj jave ndërsa deri ditën e premte vlerat e temperaturave do të zbresin deri  në 29 gradë. Pra do të kemi ulje të temperaturave në vlerat termike të saj, tipike për vjeshtën”, tha Osmani.

Të fundit