Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Si doli Rama në konkluzionin se audio-përgjimi s’është autentik? Ish –ministri: Ka vetëm një shpjegim
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama të një dite më parë nga mbledhja e Grupit Parlamentar, kur tha se video nuk është autentike.
Përmes një statusi në facebook, Manjani shkruan se për këtë çështje ka vetëm një shpjegim. “Rama duhet ta ketë të regjistruar mirë në vesh e në memorie zërin e ‘origjinalit’”.
Statusi i plotë:
Që një audio apo video para se të transmetohet në publik, përpunohet kjo dihet. Nëse pyetja është a është ndërhyrë në audio apo jo, përgjigja është gjithnjë PO!
Por nuk është kjo çështja. Çështja është a u verifikua zëri në audio me origjinalin?
Krahasimi i zërit të personit me atë të audios është jetik dhe shkencërisht i njëjtë me testin e ADN.
Ky verifikim nuk mund të jetë bërë sepse “origjinali” iku në Itali pa filluar proçedimi penal nga Prokuroria. Atëherë, si Kryeministri doli në konkluzionin se nuk është autentike?!
Ka vetëm një spjegim: duhet ta ketë të regjistruar mirë në vesh e në memorie zërin e “origjinalit”...
Kështu që mbase duhet duhet krahasuar zëri në audio me atë që ka në vesh Rama.
Faqja e zezë!