Flash News

KRYESORE

"S'i duhej as dreqit", PD pas shkarkimit të Prelës: E përdorën dhe e flakën si shumë prokuror apo gjyqtar të tjerë pa integritet profesional

"S'i duhej as dreqit", PD pas shkarkimit të Prelës: E

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të prokurores Donika Prela.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet se ish-drejtuesen e Krimeve të Rënda, e përdorën dhe më pas flakën tutje sikurse çdo prokuror apo gjyqtar pa integritet profesional.

“Shpëtoi kriminelë dhe trafikantë, e përdorën për të shpëtuar llumin dhe sulmuan opozitën, duke i shërbyer llumit u bë aq pis sa tani nuk i duhej as dreqit!”, tha Salianji.

Postimi i plotë i Ervin Salianji:

Prelën e flakën si shumë të përdorur!

Çdo prokuror apo gjyqtar pa integritet profesional dhe me probleme të theksuara me ligjin dhe shperdorimin e detyrës duke akumuluar pasuri të paligjshme, është përdorur rëndshëm nga qeveria për të mbrojtur korrupsionin galopant, për të shpëtuar nga ndeshkimi politikanë dhe kriminelë që i shërbejnë qeverisë!

Shpetoi kriminelë dhe trafikantë, e përdorën për të shpëtuar llumin dhe sulmuan opozitën, duke i shërbyer llumit u bë aq pis sa tani nuk i duhej as dreqit!

Të fundit