Flash News

KRYESORE

Si duhet të veproni kur dikush pëson goditje në zemër

Si duhet të veproni kur dikush pëson goditje në zemër

Kur ndodheni në një situatë ku një person pëson një goditje në zemër, veprimi i parë që duhet të bëni është të thërrisni ambulancën.

Por ndërkohë ju duhet të jepni ndihmën e parë pasi ambulance mund të vonojë dhe kjo rrezikon jetën e perosnit.

Hapat që duhet të ndiqni kur ndodheni në situate të tilla ose dyshoni për atak kardiak:

Duhet t’i jepni të sëmurit pozicionin e duhur

I sëmuri shtrihet në shpinë dhe i vendoset diçka nën kokë, në mënyrë që koka të qëndrojë më lart se trupi. Sipërfaqja në të cilën shtrihet i sëmuri duhet të jetë e sheshtë dhe e fortë. Këmbët duhet të mbahen të përthyera në gju. Ky lloj qëndrimi lehtëson punën e zemrës dhe ju jep kohë për të marrë veprime të tjera.

Qetësimi

Më pas duhet të merreni me qetësimin e të sëmurit, në mënyrë që të mos ndryshojë pozicionin për shkak të ankthit. Një nga shenjat e tjera të infarktit të miokardit është frika nga vdekja, e cila i nxit të sëmurët të mos mbajnë pozicionin e lartpërmendur. Duhet me pak fjalë ta qetësoni të sëmurin.

Ajrosja

Një nga shenjat e infarktit akut të miokardit është vështirësia në frymëmarrje, duhet të merren masa për të shtuar sasinë e oksigjenit. Nëse ndodhet në shtëpi, hapet kondicioneri për ajrosje ose  dhe hapen dritaret për të përmirësuar oksigjenin në dhomë. Lehtësohet pjesa e sipërme e të sëmurit, duke hequr gjërat rreth qafës dhe duke hapur rrobat në pjesën e sipërme të trupit.

Ilaçet për lehtësimin e dhimbjes

Për qetësimin e dhimbjes vendoset nitroglycerine (trinitrin një tablet) nën gjuhë dhe jepet analgin ose ndonjë ilaç tjetër antinflamator për qetësimin e dhimbjes. Jepet një tabletë aspirinë 500 mg nga goja.

Kontrolli

Nëse me gjithë masat e marra nuk ka përmirësim të gjendjes klinike, duhet të ndiqet gjendja e të sëmurit me kujdes. Kontrollohet frymëmarrja, pulsi, rrahjet e zemrës. Nëse është e mundur, matet tensioni, i cili mund të zvogëlohet së bashku me dobësimin e muskulit të zemrës.

Kontrolli i gjendjes kritike

Nëse i sëmuri humbet vetëdijen, pulsi bëhet i dobët, nëse nuk dëgjohen të rrahurat e zemrës, atëherë ekziston një mundësi shumë e madhe që zemra ka ndaluar së rrahuri. Ky është një moment kritik në dhënien e ndihmës së parë. Në këto kushte bëhet një goditje me grusht në qendër të gjoksit. Ky veprim mund të rikthejë ritmin e zemrës.

 

 

Të fundit