Flash News
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane, i riu shqiptar vihet nën hetim në Itali
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
Google Trends nxjerr bllof Ramën, “Revolucioni i Flamingove” eklipson koncertin 4 milionësh
‘Si e humbëm Lurën’/ Ekocidi i parkut madhështor të Shqipërisë përmes fotove
Marsel Lela
Ndërsa ecim rrugëve të Tiranës, te ‘Komuna e Parisit’, Sevin Serjani, një mik dhe aktivist i shoqërisë civile, më tregon një histori sa komike aq edhe tragjike. Një ndodhi që i kishte ngjarë disa aktivistëve për mbrojtjen e natyrës, të cilët ishin nisur drejt Parkut të Lurës për të mbjellë disa pisha. Mjeti me të cilin ata udhëtonin që nga Tirana nuk e përballonte dot rrugën deri te Parku dhe aktivistët vendosin të gjejnë një makinë më të madhe, që mund të ecte nëpër rrugën e keqe.
Një banor i zonës, që ishte aty i pranishëm, u vjen në ndihmë duke u thënë se do të përpiqej të gjente një makinë të përshtatshme, që të mund t’i nxinte të gjithë. Ndërkohë ai nxjerr telefonin dhe merr dikë, të cilit i drejton këtë pyetje: ‘Ben, a do të shkosh sot lart për të prerë pemë se kanë ardhur ca nga Tirana për të mbjellë?’
Këtë histori Sevini ma tregon ndërsa shkojmë tek ‘Galeri E. Rira’, ku artisti Ajet Rira ka zhvilluar një ekspozitë me titull ‘Si e humbëm Lurën’. Ekspozita përmban foto të masakrës ekologjike që i është bërë jo vetëm asaj zone, por gjithë Shqipërisë. Një prej parqeve përrallore, i njohur edhe jashtë Shqipërisë për bukuritë, sidomos për shtatë liqenet idilike, Parku i Lurës ka qenë kurora e lavdisë së peizazhit malor shqiptar.
Por sot kjo Lurë ka mbetur vetëm në kartolina apo intervalet e dikurshme të TVSh-së. Kush nuk ka mundur ta vizitojë përpara ekocidit që dora e njeriut bëri ndaj këtij Parku, nuk do mund të thotë kurrë se e ka shijuar plotësisht madhështinë e tij. Fotografitë e Ajet Rirës janë plagët e Lurës që kullojnë gjak në sytë e të gjithë atyre që janë të dashuruar me natyrën, e që janë mirënjohës ndaj bujarisë së saj. Në to shihen hektarë të tërë pyjesh të shkretuar pa mëshirë nga motosharrat që nuk kanë kursyer as drurët qindravjeçarë.
“Unë jam nga Rrajca, që ka Shebenik-Jabllanicën që është pjesë e UNESCO-s. Jam i apasionuar që në vogëlinë time me pyjet.” Kështu e nis rrëfimin e tij artisti Ajet Rira, duke shtuar se Rrajca ka një madhështi tjetër në raport me Lurën që është sot. Ai tregon për Politiko.al se nuk ka pasur mundësi ta vizitojë Lurën në atë periudhë, por ai e shijonte atë gjithmonë nëpërmjet një hapësire televizive te TVSh-ja. Bëhet fjalë për një interval muzikor ku në sfond ishte Parku i Lurës. Rira shprehet se ato pamje i ngjasonin me Pyllin e Zi në Gjermani, i cili e ka marrë këtë emër nga dendësia e madhe e pemëve në të. Këto pamje ngulitën në mendjen e Ajet Rirës dëshirën për të parë Lurën.
“Unë shkova në Lurë për ditëlindjen time dhe në momentin që arrita atje u përballa me gjithë këtë masakër që në të gjithë udhëtimin tim turistik dhe në të gjitha daljet e mia në Evropë dhe Perëndim, unë nuk kam arritur të gjej dot arsyen se çfarë mund ta shtyjë njeriun që të shkaktojë një kasaphanë të tillë”, shprehet Rira.
Ishte pikërisht kjo ajo që i dha atij spunton për të bërë një projekt të mbështetur nga Fondi Zviceran për Kulturën në Shqipëri, të cilin ai e përktheu në një ekspozitë fotografike rreth gjithë asaj masakre që i kanë bërë Lurës.
Ai shton se do ta mirëkuptonte prerjen e pemëve nëse kjo do të bëhej për interesa të vogla, siç është shfrytëzimi i druve për zjarr. Por sipas tij, pas kësaj kasaphane ka edhe një realitet tjetër të hidhur që lidhet me prerjen në masë të këtij pylli, jo thjeshtë të disa pemëve. Me keqardhje, Ajeti shprehet se dëmi që i është bërë Shqipërisë me prerjen e pemëve në Lurë është disa miliard dollarë. Për të kjo histori mund të kuptohet vetëm nga disa që kanë njëfarë kulture, ndërsa pjesa tjetër e shohin, siç thotë ai, si ‘fshati në festë’.
“Nëse e shikon me vëmendje te fotot që kam paraqitur në ekspozitë, gjithçka këtu është prerë me motorsegë dhe nuk bëhet fjalë që pemët e prera të jenë shfrytëzuar vetëm për dru zjarri. Njerëzit përpiqen ta shesin ndryshe duke thënë se Lura është e bukur, sigurisht që Lura është e bukur pasi ajo ka peizazhe, ka bimësi dhe gjallesa të ndryshme, por Lura sot është një masakër e bërë nga dora e njeriut.”
Rira e hedh poshtë idenë se kjo masakër është bërë nga vendasit, apo barinjtë, pasi ai shikon pas këtij ekocidi dorën e shtetit dhe përfituesve që kanë lidhje të ngushta me të. Këtu ai përmend disa statistika të frikshme, sipas të cilave ajo zonë është shpopulluar thuajse tërësisht.
“Ka një statistikë, nëse shkojmë sot në Lurë, ose në harkun kohor të 5-6 viteve të fundit nuk gjen dot më shumë se 5-6 njerëz. Njerëzit kanë ikur. Prandaj me disa terma abuzohet, pasi nëse marrim deklaratat që ia vuri zjarrin bariu, apo i prenë barinjtë, aty nuk ka më barinj. Nëse shkojmë bashkë do të shohim që ata njerëz që banojnë aty edhe kosin që përdorin e blejnë në dyqan.”
Përtej kësaj, dimensioni i liqeneve të Lurës ka një shtrirje shumë të mdhe gjeografike. Artisti shpjegon se për të shkuar nga liqeni i luleve tek liqeni i madh, aty ku vdiq ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Joseph Limprecht, është një distancë kilometrike sa nga Kodra e Diellit te Mali me Gropa.
Sipas tij, politika qendrore ka interes në gjithë këtë sepse një dru i atyre përmasave që është prerë në pyllin e Lurës ka një kosto shumë të lartë në momentin që kalon për eksport.
“Mund të jenë përdorur disa banorë të zonës në atë periudhë, por për të bërë punën e krahut dhe pjesa tjetër pastaj ka pasur një klan të mirëfilltë trafiku për gjithë këtë masakër që është bërë këtu.”
Rira shpjegon se ata nuk kanë treguar as interes për të folur, madje në dy apo tre raste kanë tentuar të humbasin edhe gjurmët duke i vënë zjarrin, por ka qenë një lëvizje jo e menduar sepse këta janë drurë që nuk marrin kollaj flakë e të zhduken si bari. Siç shikohet edhe në fotot e ekspozitës, zjarri nuk ka mundur t’u bëjë gjë trungjeve dhe ato kanë mbetur sërish aty si një provë e gjallë e masakrës shumëvjeçare që i është bërë Lurës.
Disa nga pemët e prera, trungjet e stërmëdha të të cilëve duken në foto janë mbi 300 vjeçare sipas ekspertëve. “Një sasi e tillë lënde drusore e çuar jashtë përkthehet në miliarda dollarë. Dhe po të shohësh sipërfaqet për metra katrorë që janë shpyllëzuar në atë vend do të kuptosh që shifra është marramendëse”, rrëfen Rira.
Ai shprehet se ka dëshirë ta zhvillojë këtë projekt për të shkuar edhe në vende të tjera ku natyrës shqiptare i janë bërë masakra të tilla. Artisti shpjegon se ky është një projekt relativisht i kushtueshëm në dy aspekte. Së pati në aspektin financiar, e së dyti është edhe aspekti tjetër ku, sipas tij, duhet të jesh i zgjuar për të gjetur kohën që mos të krijosh tensione, sepse ka disa njerëz të cilëve mund t’u preken interesat nga kjo dhe ai është personi që duhet të përballet direkt me këtë.
Më tej ai shton se i ka kërkuar ndihmë shtetit që të mund të sillte në ekspozitë disa trungje që të ishin prezentë aty, pasi sipas tij, kjo është mënyra e vetme që njeriu të identifikohet me madhështinë e tyre. Kjo ndodh për shkak se në natyrë objektet humbasin pasi janë në habitatin e tyre, në hapësirën e tyre dhe pamja duket krejtësisht normale. Por duke i parë në një ambjent tjetër, arrin ta dallosh më mirë përmasën që ato kanë.
Sipas artistit Ajet Rira, në më pak se 20 vjet kemi humbur mbi 380 km2 sipërfaqe pyjore. Thënë më qartë, kemi humbur sipërfaqen e Bashkisë Durrës dhe Sarandë të marra së bashku. Krahas pyjeve, kemi humbur vlera të pallogaritshme në oksigjen, biodiversitet dhe përjetime natyrore dhe sociale. Nëse vazhdohet me këtë ritëm, shumë shpejt hapësira pyjore e Shqipërisë do të reduktohet në trungje cung, hapësira djerrë, përmbytje masive të përsëritura e të tjera katastrofa ekologjike.
Të fundit
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31
Do shisnin disa lloje dr*gash në Vlorë, 5 të arrestuar, 2 prej tyre italianë
12 July 2026, 11:37
Dyshohet se ra në një gropë thithëse, humb jetën 33-vjeçari në lumin Mat
12 July 2026, 10:18
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
12 July 2026, 08:48
Temperaturat shkojnë deri në 38 gradë, si parashikohet moti sot
12 July 2026, 08:33
Krim në mesnatë, vritet me armë zjarri një 50-vjeçar në Bërxullë
12 July 2026, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 July 2026, 08:00
Përplasen 2 automjeti në aksin Peqin-Elbasan, 5 të plagosur
11 July 2026, 20:48
Vritet me armë zjarri një person në Shkodër, detajet e para
11 July 2026, 20:07
Farsa e Jalës dhe sheshi i Tiranës
11 July 2026, 19:48
Rama 'kapet' edhe me eurodeputetët që mbëshetën protestën: Flasin përçart
11 July 2026, 19:01
E rëndë në Kolonjë, vdes punëtori 36-vjeçar gjatë ngarkimit të trupave të drurit
11 July 2026, 18:44
Eklipsi i parë total diellor në Evropë në pothuajse 30 vjet: Çfarë duhet të dini
11 July 2026, 17:58
Policimi i internetit si tregues i shpërfytyrimit final të Edi Ramës!
11 July 2026, 17:11
Flakët përfshijnë një banesë në Korçë, humb jetën 72-vjeçari
11 July 2026, 16:54
Çfarë duan sorrat dhe korbat, që nuk mund ta ofrojnë grabitqarët socialistë ?
11 July 2026, 16:14
Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!
11 July 2026, 15:54
Vrasja e Ilir Gjinit në Kurbin, policia sekuestron dy armë zjarri
11 July 2026, 14:56
Berisha: SPAK është i kontrolluar nga Rama, po bllokohen dosjet e qeveritarëve
11 July 2026, 13:25
Zeroja me xhufkë shkruan “Rilindja 2.0”
11 July 2026, 13:14
Berisha: PD do dorëzojë së shpejti padi për Librin e Kuq të Edi Ramës
11 July 2026, 12:27
Trump: Jemi pajtuar për bisedime të mëtejshme me Iranin
11 July 2026, 12:08
Haaland: Mund të kisha luajtur për Anglinë, por zgjodha Norvegjinë
11 July 2026, 11:51
Reuters: Biznesmeni që i shiti tokën Kushnerit dyshohet për pastrim parash
11 July 2026, 11:31
Aksident në Unazën e Madhe të Fierit, plagoset një i mitur
11 July 2026, 11:17
Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit
11 July 2026, 10:16
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
11 July 2026, 09:16
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
11 July 2026, 08:53
Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi për sot
11 July 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 July 2026, 07:59
“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google
10 July 2026, 22:01
Vritet ish-ministrja britanike, u gjet e pajetë në banesë
10 July 2026, 20:16
Barcelona transferon Karim Adeyemin për 29 milionë euro
10 July 2026, 19:59
Boçi: Rama prezantoi ‘Rilindjen 2.0’, paketim i ri për dështimet e vjetra
10 July 2026, 19:53