Flash News

KRYESORE

Si e justifikon Rama largimin e mjekëve specialistë nga Shqipëria

Si e justifikon Rama largimin e mjekëve specialistë nga Shqipëria

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Debat” në Channel One, i pyetur nga gazetari Roland Qafoku ka folur për largimin e mjekëve specialistë nga Shqipëria.

Për largimin e bluzave të bardha Rama shprehet, “Nuk jetojmë në epokën e Enver Hoxhës. Jetojmë në epokën e botës së hapur dhe çdo qytetar ka të drejtën të shkojë të jetojë ku të dojë, në cilindo realitet. Çështja e mjekëve specialistë është shumë e qartë.  Për 4 vite u mbyllën specializimet. Shqipëria nuk prodhoi më mjekë specialistë. Ne i kemi ofruar çdo mjeku specialist që pranon të shkojë të punojë jashtë Tiranës me një rrogë të barabartë me rrogën që merr në Itali apo Gjermani, nëse ka fat të hyjë në sistem, se jo me të gjithë  ndodh diçka e tillë”, u shpreh Rama duke shtuar se mjeku merr 2 milionë lekë bonos në dorë.

Të fundit