Flash News

KRYESORE

Si e kujton e djathta 22 marsin '92, kur fitonte me mbi 1 milion vota

Si e kujton e djathta 22 marsin '92, kur fitonte me mbi 1 milion vota

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Uashington në një tur takimeshnë Kongres dhe Departamentin e Shtetit, dhe prej andej ka hedhur në profilin e tij në Facebook 'përshëndetjen' për 22 marsin, ditën e triumfit të së djathtës dhe PD, si e para forcë antikomuniste që vinte në pushtet më një fitore plebishitare.

Shkruan Basha:

22 marsi 1992 është dita kur u mposht me të vërtetë pushteti i diktaturës, i dhunës, i sigurimit, i shtypjes dhe kontrollit të njerëzve dhe lirive të tyre.

Atë ditë në Shqipëri triumfoi liria, demokracia dhe njerëzit.

22 marsi është dita kur filloi çlirimi dhe hapja e vërtetë e Shqipërisë nga izolimi, diktati dhe kontrolli i diktaturës komuniste.

22 marsi është frymëzim dhe besim për Lëvizjen tonë popullore për Republike të Re me zgjedhje të lira dhe të ndershme. #RepublikaeRe #ZgjedhjeTeLira.

Sali Berisha, ish-kryetar i PD, personi që do bëhej President i Republikës pas fitore më 22 mars, ka qenë më 'i rezervuar' dhe e ka 'ndarë' 22 marsin e tij mes triumfit të së djathtës, dhe Ditës së Novruzit. Më shumë se fjalë ai ka zgjedhur të flasë me foto.

Shkruan Berisha:

Gezuar 22 marsin, Diten e Lirise dhe dinjitetit njerezor dhe kombetar te shqiptareve, diten e prembysjes me voten e lire te diktatures çnjerezore te Enver Hoxhes!

Gezuar Sulltan Novruzin, ditelindjen e Imam Aliut, festen e shpreses, harmonise dhe besimit te Zoti i madh!

Fotot e postuara prej tij:

[gallery columns="1" link="file" ids="1420,1419,1421,1418"]

'Agamemnoni' i fitores së 22 marsit, Sali Berisha do të jetë në një bisedë në Sheshin e Lirisë në ora 18.00, bashkë me historianin, Romeo Gurakuqi.

Të fundit