Flash News

KRYESORE

Si e lajmëroi presidenti Meta mosdekretimin e Lleshit si ministër

Si e lajmëroi presidenti Meta mosdekretimin e Lleshit si ministër

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta vendosi mosdekretimin e emërimit të Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. Por, Meta e kishte paralajmëruar dhe më herët këtë vendim të mundshëm.

Një javë më parë (me 28 tetor) ‘Vizion Plus’ në një artikull shkruante se burime për këtë media kanë bërë me dije se siç parashikohet në ligj, Presidenca ka kërkuar informacion mbi figurën e Sander Lleshit në të gjithë institucionet ligjzbatuese, përfshi dhe Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Shërbimin Informativ të Ushtrisë.

Sipas këtyre burimeve shkak kryesor për këto informacione të kërkuara nga këto dy shërbime sekrete është ngjarja e ‘21 janarit’. Në atë kohë, Lleshi ka mbajtur postin e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe dyshohet se ai ka bërë planin për shpalljen e shtetrrethimit në vend, pas këtyre ngjarjeve.

Pas këtij vendimi të Metës marrë ditën e sotme për mosdekretim të Lleshit, shtohen akoma më shumë dyshimet për  përfshirjen e Sandër Lleshit në ngjarjen e 21 janarit.

http://politiko.al/meta-rrezoi-lleshin-dhe-ramen-cfare-do-te-ndodhe-tani-me-postin-e-ministrit-te-brendshem/

Të fundit