Flash News

KRYESORE

Si e ndryshoi coronavirusi Ramazanin për myslimanët këtë vit

E premtja shënon fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët muslimanë.

Por ndryshe nga vitet e tjera, shumë vende adhurimi ky muaj i gjeti të mbyllura për shkak të pandemisë covid-19.

Le të hedhim një vështrim se cilat tradita do të mbeten dhe çfarë ka ndryshuar prej pandemisë.

Ramazani në epokën e coronavirusit

Vendet e shenjta islamike, përfshirë Mekën dhe Medinën në Arabinë Saudite dhe xhaminë Al-Aksa në Jeruzalem, do të jenë të zbrazëta gjatë Ramazanit pasi autoritetet këshilluan adhuruesit që luten në shtëpi.

Kompleksi i Xhamisë Al-Aksa në Jeruzalem - vendi i tretë i shenjtë i Islamit - gjithashtu do të mbetet i mbyllur, tha të enjten Këshilli Islamik i Waqf në Jeruzalem.

Për myslimanët, një pjesë e madhe e muajit të shenjtë përbëhet nga lutjet e veçanta të quajtura "taraweeh", të cilat mbahen çdo ditë në xhami dhe kryhen nga imami, udhëheqësi i lutjeve të xhamisë.

Historikisht, xhamitë janë të mbushura me adhurues gjatë muajit të Ramazanit, tha imam Omar Suleiman, themeluesi dhe presidenti i Institutit Yaqeen për Kërkime Islame.

Por, Suleiman tha që namazi i natës mund të kryhet në shtëpi, nuk ka asnjë ndryshim në vlefshmërinë midis saj dhe xhamisë.

Gjatë kësaj kohe, kur njerëzit janë duke u karantifikuar në shtëpi për të shmangur përhapjen e coronavirusit, Suleiman tha se dëshiron t'i inkurajojë muslimanët të përqëndrohen në zakonet individuale të lutjes dhe ta kthejnë izolimin në paqe të brendshme.

"Njerëzit e kanë shumë të vështirë të bëjnë lidhjen, sepse ata janë të mësuar të luten në xhami", tha Suleiman, i cili është një profesor ndihmës i studimeve islame në Universitetin Southern Methodist, i tha CNN.

Dita e fundit

Fiter Bajrami, dita e fundit e Ramazanit, konsiderohet si një nga ditët më të rëndësishme për muslimanët.

Gjatë ditës, muslimanët mblidhen në hapësira të mëdha ose xhami për lutje speciale, të quajtur Salat al-Bajram.

Dhuratat zakonisht shkëmbehen dhe bamirësia është gjithashtu një praktikë e zakonshme. Një zakon tjetër përfshin dhurimin e rrobave të reja për ditën, e cila shënon një përtëritje shpirtërore.

Ushqimi është një pjesë e rëndësishme e Bajramit, pasi festimi zë vendin e agjërimit me anëtarët e komunitetit, familjen dhe miqtë.

Hind Makki, një arsimtare ndërfetare me seli në Chicikago në Institutin për Politikë Sociale dhe Mirëkuptim, i tha CNN se e shikon këtë Ramazan si një kohë të mirë për reflektim, pavarësisht se është një përvojë ndryshe.

Traditat e agjërimit

Gjatë periudhës 30-ditore, muslimanët agjërojnë gjatë orëve të ditës, një praktikë që shihet si një nga pesë shtyllat e Islamit. Ata hanë para lindjes së diellit dhe prishin agjërimin e tyre pas muzgut çdo ditë.

Myslimanët besojnë se Libri i tyre i Shenjtë, Kurani, iu zbulua Profetit Muhamed gjatë këtij muaji të shenjtë. Përveç agjërimit, muslimanëve u kërkohet të heqin dorë edhe nga marrëdhëniet seksuale përgjatë këtij muaji.

Po ashtu, muslimanët gjithashtu përpiqen të praktikojnë "zekatin", ose bamirësinë, një tjetër nga pesë shtyllat e Islamit. CNN

Të fundit