Flash News

KRYESORE

Si e nisi karrierën në modeling Alban Ramosaj, njohja që kishte me Endrit Mërtirin

Këngëtari shumë i dashur i shqiptarëve Alban Ramosaj ka treguar se si e filloi karrierën në modeling.

Ramosaj ishte i ftuar në “Rudina” në tv Klan ku tregoi se gjithçka nisi nga miqësia që ka me Endrit Mërtirin. Këngëtari shprehet se e shoqëroi fotografin në Turqi për ta ndihmuar or një set fotografish dhe “Tarik Ediz” kërkoi që edhe ai të bëhej pjesë e projektit.

Unë me Endrit Mërtirin kemi miqësi shumë të ngushtë. Kur ai kishte punë në Turqi për një kompani turke, unë shkova që ta ndihmoja, por të them të drejtën edhe kisha qejf të udhëtoja. U mblodhën të gjithë modelët, çuna dhe goca dhe po bëheshin gati se kishin setin dhe unë po rrija. Aty vjen ajo e madhja e “Tarik Ediz” dhe më thotë: Po ti ç’bën, pse s’je gati?

Jo i thash, unë s’jam model, ajo u kthye nga Endri duke i thënë: Uau, kemi nevojë për të. E gjitha filloi kështu. Dhe unë fillova të vrapoj që të bëhesha gati. Kur dolën fotot pati goxha sukses. Më pas erdhi puna e “Dolce&Gabbana” ishte projekt shumë emocionues. Endriti dërgoi paraprakisht foto dhe më tha që jam aprovuar. Nuk e kam menduar kurrë që do bëja gjëra të tilla”, tha Ramosaj

Të fundit