Flash News

KRYESORE

Si e pritën protestuesit në çadër marrëveshjen Rama-Basha, ja çfarë deklaruan menjëherë pas lajmit

Si e pritën protestuesit në çadër marrëveshjen

Menjëherë pas marrëveshjes me kryeministrin Edi Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha u nis drejt çadrës nga ku i dha lajmin protestuesve të cilët prej më shumë se tre muajsh mbështetën qëndrueshëm opozitën.

“Gjithçka ka ndryshuar. E pamendueshmja e tre muajve më parë sot është realitet. Nesër nisim përgatitet për tu dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme” ishte kjo deklarata e kryedemokratit që entuziasmoi protestuesit të cilët pritën mes brohorimash dhe duartrokitjesh marrëveshjen.

“Kjo marrëveshje u arrit falë qëndresës së kreut të opozitës Basha i cili bindi negociatorët e huaj. Ne e mirëpritëm marrëveshjen dhe dëshirojmë që ttë gjithë të shkojnë në zgjedhje” thanë protestuesit.

Të pyetur nëse do të vijojë çadra të qëndrojë e hapur në bulevard, protestuesit u shprehën se tashmë që marrveshja u arrit edhe çadra duhet hequr.

Të fundit