Flash News

KRYESORE

Si e priti Gramoz Ruçi dorëheqjen e Tahirit: Politika s’ka moral

Si e priti Gramoz Ruçi dorëheqjen e Tahirit: Politika s’ka

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi komenton për herë të parë vendimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për dorëzimin e mandatit të deputetit.

I pranishëm në një takim në kuadër të “Ditës së Evropës” u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ndërsa u ndal edhe te lënia e mandatit nga ish-deputeti i PS.

Për Ruçin ky ishte një vendim i mirëpritur derisa drejtësia të zbardhë të vërtetën.

“Në 27 vitet e mia në Kuvend, nuk ka patur asnjë rast të tillë dhe asnjëri nuk e ka lënë mandatin. Tahiri është rasti i parë dhe kjo tregon se  morali është brenda imoralitetit. Mund të përmend këtu e njohur të Churchil, ndaj them se politika s’ka moral.

Rasti i Tahirit është për tu përshëndetur dhe për tu mirëpritur. Sa i përket akuzës, i mbetet prokurorisë dhe organeve të drejtësisë t’i vërtetojnë”, u shpreh kryeparlamentari Ruçi.

 

 

Të fundit