Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Durrësi dhe një ngjarje me disa pjesë e javës së kaluar, që lidhet me zgjedhjet e 30 qershorit, ku u pëfshi si 'certifikuese' edhe gjykata e shkallës së parë të këtij qyteti, përsëriti Shqipërinë e para njëqind viteve. Asokohe për qeverisjen e Shqipërisë dhe për legjitimitetin publik, juridik dhe ndërkombëtar të pushtetit përplaseshin shumë palë: Qeveria e Durrësit, një qeveri tjetër e dalë nga Kongresi i Lushnjës dhe disa fraksione të tjera më të vogla në Veri, në Jug dhe në Shqipëri të Mesme apo edhe në mërgatë. Kongresi i Lushnjës ishte përpjekja më serioze dhe kombëtariste për të dalë nga politika refrakatre, krahinore, klanore dhe izolacioniste ku secili 'prijës' kërkonte t'i shërbente egos së tij më shumë se sa vendit dhe popullit.
Një vështrim të qartë të kësaj periudhe e jep Sejfi Vllamasi në librin 'Ballfaqime politike'. Në të cilin autori, protagonist i hapave të parë të themelimit të shtetit shqiptar të dalë nga 'fiset e Shqipërisë' jep, ndër shumë të tjerë, një fragment tronditës. Vllamasi tregon se një ditë i ofrohet ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, mik dhe bashkëpunëtor i tij në Partinë Popullore dhe i propozon një ide se, "si mund të rrafshosheshin të gjitha dallimet mes palëve në konflikt, të vendosej paqja dhe të 'bëhej' Shqipëria.
Zogu i ri propozon që të thirrej një Kuvend i madh i të gjithë prijësve të Shqipërisë, nga të gjitha krahinat, duke përfshirë këtu edhe krerët kosovarë si Hasan Prishtina, Bajram Curri, e të tjerë. "Pasi t'i mbledhim në një vend, ne do të largohemi bashkë me një grup miqsh besnikë të Partisë Popullore", i thotë Zogu Vllamasit. Dhe do t'i vëmë minat ndërtesës, shton ai.
Vllamasi shqyen sytë para këtij propozimi radikal dhe çnjerëzor të Zogut dhe kundërshtimi i parë ka të bëjë me të huajt (a ka ndyrshuar shumë në Shqipëri, a nuk vazhdojnë të jenë ndërkombëtarët arsyeja se pse bëhen apo nuk bëhen gjërat?).
Do të bëhet një apo dy muj zhurmë, por të huajt do të pranojnë faktin e kryer, ia kthen ministri i Brendshëm rrëfimtarit të këtij episodi, gjithashtu një prej njerëzve me ndikim dhe pushtet në Shqipërinë e asaj kohe. Vllamasi nuk bindet.
Epo, ti Sejfi je përmetar, ia pret Zogu i cili pasi nuk gjen dot miratim duket se heq dorë nga skema. Vllamasi vazhdon më tej duke thënë se si dëshmitar i ngjarjeve të mëpasme në Shqipëri, jo pak herë i kishte dhënë të drejtë Ahmet Zogut.
Propozimi i Ahmet Zogut ishte në njëfarë mënyre ideja e tij për 'Reformën në drejtësi' në Shqipërinë e kohës. Një shekull më vonë ne kemi një ide tjetër, e cila në mënyrën e vet është gjithashtu një ftesë ër krerët që 'të futen në një ndërtesë dhe të hidhen në erë'. Kësaj radhe duke se ideja është e ndërkombëtarëve, pikërisht pasardhësve të atyre për të cilët Sejfi Vllamasi shqetësohej se nuk do të pajtoheshin me veprimin ekstrem dhe nuk do e njihnin një qeveri të dalë nga një 'zgjidhje' e tillë ekstra politike.
Kondensimi i gjithë këtij tensioni politik që ka sjellë reforma në drejtësi u pa në durrës. Siç u pa se 'krerët' në Shqipëri vazhdojnë të bëjnë politikat e tyre të egos, pushtetit personal, klanit apo partisë së tyre. Ashtu si 100 vjet më parë kur esadistët, italofilët, kombëtaristët, irredentistët etj. përplaseshin për ta qeverisur dhe zotëruar Shqipërinë sipas idesë dhe oreksit të tyre, edhe sot dy vendime krejt të ndryshme nga e njëjta gjykatë dëshmojnë se Sejfi Vllamasi ende do t'i jepte të drejtë Ahmet Zogut.
Ndërsa mbretit të adhshëm të Shqipërisë do t'i jepnin të drejtë ndërkombëtarët. Ata e kanë gjetur rrugën e 'të dhënit të drejtë', nëpërmjet pajtimit në heshtje, si për rastin e fundit të Durrësit, ashtu edhe për shumë të tjera.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38