Flash News

KRYESORE

Si e sheh Charlie Hebdo kampionatin e futbollit për femra

Si e sheh Charlie Hebdo kampionatin e futbollit për femra

Feministëve do t’u ndihen nervat nga kjo karikaturë. Mënyra se si revista satirike franceze Charlie Hebdo e ka përcjellë kampionatin botëror për femra, është pak të thuash provokative. Topi që bëhet gol në vaginën-portë, kjo është karikatura që zë vend në faqen e parë të kësaj jave në revistën satirike.

Charlie Hebdo shquhet për mënyrën provokuese dhe aspak ortodokse me të cilën i trajton ngjarjet, apo fenomene të ndryshme. Kjo revistë ka qenë në qendër të kritikave jo pak herë, kryesisht për çështjet që kanë të bëjnë me fenë.

Kujtojmë këtu rastin e sulmit terrorist kundër redaksisë së së Charlie Hebdo, ku mbeten të vdekur 12 persona. Shkak për këtë sulm u bë një shkrim dhe një karikaturë kundër ekstremistëve islamikë.

Të fundit