Flash News

KRYESORE

Si e sheh Mjeshtri Kapexhiu listën anti-Basha

Si e sheh Mjeshtri Kapexhiu listën anti-Basha

Bujar Kapexhiu është një emër i njohur në art. Dominues ai u bë sidomos me karikaturat e tij në të përditëshmen MAPO, ku mban rubrikën `Ngërç', që prej themelimit të gazetës në vitin 2010. Edhe pse është një punë dhe krijimtari e përditëshme, Kapexhiu nuk pushon se qeni befases çdo herë.

Si e sheh Mjeshtri i Madh përplasjen në Partinë Demokratike pas 25 qershorit? 'Me kuç e me maç' e ka titulluar ai karikaturën e sotme, duke e zhvendosur 'pamjen' në tre plane: një platformë anti-Basha në supet e kundërshtarëve të tij; vetë kundërshtarët e tij, ku ai fut më të spikaturit Patozin, Topallin, Mustafajn dhe Bregun, dhe në rrafsh të tretë, ata që i bie të jenë 'maçi', mace, minj, qen zhapikë, etj.

Kapexhiu nuk ka harruar ta stolisë betejën e grupit anti-Basha edhe me 'bletë punëtore' duke iu referuar kështu një metafore të Astrit Patozi se 'Basha mund të mbajë çelësat e kosheres, por bletët do të kenë ikur'.

Të fundit