Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Si e sulmuam gjermanin Krichbaum, si shqiptarë apo si europianë?
Alfred Lela
Daily Mail, një tabloid britanik, në vitin 2016 e pat quajtur 'qen sulmi' të Angela Merkel deputetin kristian-demokrat gjerman, Gunther Krichbaum. Deklarata e gjermanit që 'nxehu' pasionet nacionaliste të britanikëve të Mail-it, i përmbahej mendimit se "nëse Britania largohej nga BE nuk do mund t'ia dilte më vete".
Megjithatë, e përditshmja britanike nuk harronte ta konsideronte Krichbaum si politikan prominent (i rëndësishëm). Këtë status të tij e theksojnë edhe disa dekorata të marra nga shtete europiane si Austria, Holanda dhe Rumania, ndër të cilat edhe një Legion d'honneur nga Franca.
Në Shqipëri, z. Krichbaum u bë kontroversial (kundërthënës) fundjavën që shkoi, kur mediat proqeveritare shpërndanë një tekst i cili u përsërit pa ndryshime në disa sosh, çka dëfton se është shkruar nga e njëjta dorë në 'kabinetin' e propagandës së kryeministrit Rama.
Në këtë 'tekst me porosi', deputeti gjerman i partisë së Merkelit konsiderohej 'i paguar nga Basha' dhe në 'borderonë e Putinit'. Nuk është më shumë se pjesë e kronikës të thuhet se reagimi i Bashës dhe i opozitës ka qenë i menjëhershëm.
Nuk është ky thelbi, i cili qëndron te padurimi politik në Tiranë për të konsideruar si armik, të shitur, tradhtar dhe diversant çdo politikan dhe diplomat të huaj që është kritik me mënyrën si shkojnë punët në mëhallën tonë ballkanike.
Krichbaum nuk është kritik i herës së parë. Ai e ka parë me të njëjtin skepticizëm hapjen e negociatave të Shqipërisë edhe në vitin 2016, duke përmendur drogën si pengesë. Edhe asokohe kryeministri Rama nuk e kurseu mllefin për politikanin e së djathtës gjermane, por fakti që sot shefit të qeverisë shqiptare i duhet të menxhojë, edhe ish-ministrin e tij të Brendshëm, edhe deputetin gjerman, tregon se Krichbaum ka patur të drejtë dy vjet më parë.
A ka të drejtë edhe tani?
Nëse duam ta zhveshim veten nga çdo status tjetër, dhe të përgjigjemi si shqiptarë, jo, nuk ka të drejtë. Nëse bëjmë të kundërtën, duke e veshur veten si gjermanë, holandezë, francezë apo europianë të tjerë, atëherë Krichbaum, po, ka të drejtë.
Ka edhe një alternativë të tretë. Trajtimi i kriticizmit apo skepticizmit (mosbesimit) të Gunther Krichbaum nga pozitat e ekspertit. Pra, renditja kronologjike dhe logjike e arsyeve se pse Shqipëria i plotëson kushtet për çeljen e negociatave, dhe ku është gabim politikani gjerman në argumenetet e tij.
Vetëm nëse tezat pro hapjes janë solide, atëherë kriticizmi i Krichbaum është i paguar nga Basha, nga Putini apo nga dreqi dhe i biri bashkë.
Në raportet e 'kabinetit' të Ramës, të paraqitura si lajme, binte në sy 'fake news' i fjalimit në çadër të Gunther Krichbaum. Nuk ka qenë në Çadër. (Nuk e di për ndonjë çadër kampingu në Pyllin e Zi në Gjermani).
Po aq bërtiste dhe 'lajmi' tjetër se ai ka qenë i përfshirë në trafik të fëmijëve rumunë. Ndoshta për këtë Bukureshti e paska dekoruar gjermanin 'për bashkëpunim në trafikimin e fëmijëve rumunë'.
Një tjetër 'lajm qeveritar' për Krichbaum ka të bëjë me jetën personale. "Ai la gruan e një jetë të tërë", raportonin mediat e 'Papa don't preach', a thua se nuk e shesin libertinizmin martesor të shefit të tyre si gjënë më moderne që ka parë Shqiëpria. E dyta pas atleteve 'Adidas' që 'janë bërë modë edhe në Hollivud', thonë skupicat.
Në shumë prej lajmeve të shpërhapura, apo të paguara, nga zyrat e qeverisë, ajo që ndodh më shumë se çdo gjë, dhe është më e rënda, është cënimi i dinjitetit njerëzor të deputetit gjerman. Dinjiteti i njeriut është një prej vlerave themelore europiane.
E shihni pra, se nuk i kemi plotësuar kriteret për hapjen e negociatave? Në letër dhe as në mendje.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38