Flash News

KRYESORE

Si e uruan Pavarësinë e Kosovës Dua Lipa, Rita Ora dhe Era Istrefi

Tre këngëtaret kosovare, të cilat kanë arritur sukses ndërkombëtar, Rita Ora, Dua Lipa dhe Era Istrefi kanë uruar Pavarësinë e Kosovës në rrjetet e tyre sociale. Me flamuj, me këngë dhe valle patriotike këngëtarët kanë shprehur dashurinë që kanë për vendlindjen e tyre. “Nga Kosova në botë. Gëzuar ditën e Pavarësisë. Ju dua,”-shkruan Dua, bashkangjitur dhe një foto të flamurit. Ndërsa Rita Ora ka kujtuar momentin kur realizoi këngën e parë në Kosovë në vitin 2012, ‘Shine ya light’, si edhe koncertin që zhvilloi vitin e kaluar në Prishtinë, veshur me të kuqe, duke kërcyer valle patriotike.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë. Jam mirënjohëse të të quaj ty shtëpia ime,”-shkruan Rita. Ajo publikoi gjithashtu edhe një foto të fëmijërisë me qeleshe dhe jelek me flamurin kuq e zi. Ndërsa Era Istrefi ka publikuar një foto ku me duar bën simbolin e shqiponjës dhe veshje që mbanin ngjyrat e flamurit të Kosovës. “Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë,”-shkruan Era. Artistet e talentuara shqiptare kanë kontribuar me talentin e tyre që imazhi i Kosovës  të lartësohet jashtë kufijve.

Të fundit