Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Si erdhi nisma e Murrizit për ndalimin e koalicioneve dhe çfarë deklaronte Gjiknuri shtatë muaj më parë
Opozita parlamentare është ndarë në dy kampe, pas nismës së Myslim Murrizit me firmën e 29 deputetëve fillimisht duke nënshkruar një draft propozimi ku kërkohej ndryshimi i neneve 64 dhe 68 të Kushtetues, ku përkatësisht kërkohej hapja e listave, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore dhe vendosjen e pragut 5% për hyrjen e partive në Kuvend.
Dy ditë më vonë, tre deputetë Artur Roshi, Besnik Tropliniu dhe Kostaq Papa “u penduan” dhe tërhoqën firmat e tyre.
Mirëpo, vendin e tyre e zunë menjëherë tre deputetë, Rreme Lala dhe Elena Xhina nga PDIU, të cilat njihen për qëndrimet pro mazhorancës në kuvend, si dhe nga Lefter Koka i cili kërkonte rritjen e pragut 5% nga 3% që është aktualisht për hyrjen e partive në Kuvend.
Kështu, në lojë hyjnë deputetë të tjerë për të mbajtur në këmbë nismën e opozitës parlamentare, pasi për të kërkuar ndryshime kushtetuese duhen së paku një grup me 28 deputetë.
Ndërkohë, nëse kthehemi pas në kohë del në pah se për koalicionet parazgjedhore ka folur edhe vetë Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore dhe anëtari i Këshillit Politik.
Në dhjetor të 2019-ës, Gjiknuri shprehej në report tv se nëse partitë opozitare dhe mazhoranca bien dakord për lista të hapura votimi, atëherë duhet të hiqen dhe koalicionet.
"Sistemi aktual nuk është i keq. Kemi bërë një marrëveshje të sistemit. Por ndryshimin ja kemi lënë partive opozitare që të vijnë të propozojnë. Presim opsionet që do vijnë. Kam dëgjuar që edhe nga PD po kërkon ndryshim të sistemit. Ne nuk jemi iniciator. Por partitë opozitare vijnë me ide edhe ne do të bisedojmë. Jemi të gatshëm të sjellim sistem, por të bindemi pse ka organizim të mirë. Mund të kemi propozim edhe nga ana jonë. Mund të pranojmë por do negociojmë edhe ne.
Personalisht mendoj se nëse ka propozim për lista të hapur kemi rastin e heqjes së koalicionit. Pra nëse pranohet sistemi me Lista të hapura, ne do të propozojmë heqjen e koalicionit. Kjo ka shumë lidhje, që të mos përfitojë një parti nga një parti tjetër. Bujrum i themi drafteve të opozitës. Por nuk kam parë asnjë shkrim. Parimet janë gjë tjetër. T'i sjelli në komisionin e Zgjedhores dhe do t'i shikojmë. Nëse janë të mira do t'i shqyrtojmë”, deklaronte Gjiknuri.
Po ashtu, edhe për mediat deklaronte se “Mund të kemi edhe ne pretendimet tona për sistemin, si mund të shikohet çështja e koalicioneve, mund të hiqen koalicionet. Edhe PS mund të ketë pikëpamjet e saj, por ne ia kemi lënë këtë të Arjetë partive opozitare qoftë atyre që janë në parlament, qoftë atyre jashtë parlamentit për të ardhur me një propozim të konsoliduar për shtetin zgjedhor”.