All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Si erdhi propozmi për të qenë kandidate e PD, Valentina Duka tregon telefonatën e Bashës

Si erdhi propozmi për të qenë kandidate e PD, Valentina Duka
All - Paragraf - 1

Në tubimin e hapjes së fushatës elektorale në Tiranë, kreu i PD­së, Lulzim Basha, e cilësoi dekanen e Fakultetit të Histori­Filologjisë, Valentina Duka, si nga emrat më të spikatur që kryesojnë listat e kandidatëve për deputetë të PD­së. Pedagogia dhe historiania e njohur Duka në një intervistë për “Panorama” shpjegon arsyet përse pranoi ofertën e Bashës për të drejtuar fushatën në qarkun e Korçës. Duka e vlerëson si mjaft cilësor ekipin e zgjedhur nga kreu i PD­së, Basha, dhe beson se përmes këtij ekipi PD­ja do të arrijë fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit

All - Paragraf - 3

“Propozimi për të qenë pjesë e ekipit konkurrues të PD­së në zgjedhjet e 25 qershorit më erdhi nëpërmjet një telefonate nga kryetari Lulzim Basha. Mesazhi ishte i qartë, i shkurtër e bindës: unë duhet të përfshihesha në një betejë politike për të sjellë në pushtet PD­në dhe për të hapur kështu erën e re të transformimit të gjithanshëm të Shqipërisë. Pas një hezitimi të shkurtër për të zgjedhur midis vijimit të karrierës sime akademike e universitare dhe kalimit në jetën politike aktive, unë vendosa për këtë të fundit. Natyrisht, edhe pas një konsultimi me familjen time. Pa dyshim, ka qenë një vendim shumë i vështirë po të kemi parasysh faktin se, ndonëse nuk është mbushur viti që unë kam marrë detyrën e dekanes së Fakultetit të HistoriFilologjisë të UT­së, kisha shtruar shina të fuqishme për realizimin e projektit për modernizimin e gjithanshëm të këtij institucioni. Megjithatë, mendova se fitorja e PD­së në këto zgjedhje u shërben interesave të larta të vendit, prandaj dhe u bëra pjesë e skuadrës që do ta përmbushë këtë mision të rëndësishëm.

Zotin Lulzim Basha unë e kam njohur jashtë politikës, që në vitet ’90, kur ai ishte student i Universitetit të Utreht­it në Holandë. Më ka bërë përshtypje fakti që ai ishte një student i shkëlqyer i drejtësisë dhe një veprimtar i dalluar universitar. Unë ato kohë isha zv.rektore e Universitetit të Tiranës, i cili kishte bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Utreht­it dhe zoti Basha ishte një pikë e fortë lidhjeje midis dy universiteteve” tha Duka.

Të fundit