Flash News

KRYESORE

Si është e vërteta e dasmës së "fshehtë" të Bebe Rexhës

Si është e vërteta e dasmës së "fshehtë"
Me disa postime që ka bërë në Instagram ditën e djeshme, këngëtarja Bebe Rexha ka konfuzuar fansat. Me disa foto dhe video e veshur me fustan nusërie dhe me përshkrimin se ishte dita e saj më e lumtur e jetës, Bebe krijoi një paqartësi tek fansat e ndjekësit e saj për një dasmë të mundshme, të fshehtë, edhe pse shumica prej tyre  mendonin se ajo thjesht po xhiron një klip. E në fakt kjo është dhe e vërteta. Bebe po xhiron një klip dhe është bashkëpunim me Jax Jones. Sipas ‘ET’, bëhet fjalë për videoklipin e këngës së saj më të re në bashkëpunim me Jax Jones, ‘Harder’. Ky i fundit ka publikuar një status në ‘Twitter’ ku ka vënë në dijeni fansat se xhirimet e videoklipit kanë nisur, gjë që na kthen sërish tek postimet e Bebe Rexhës në ‘Instagram’. ‘Harder’ u publikua fundjavën e kaluar, pa një videoklip origjinal, por gjithsesi u prit shumë mirë nga të gjithë fansat e dyshes.
 
View this post on Instagram
 

Best Day Of My Life 🖤 💍 I’ve had to keep this super private. But more photos/videos to come! Love you all!

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Të fundit