Flash News

KRYESORE

“Si herën e parë atë natë në Tiranë”, reperi urim special bashkëshortes këngëtare për Shën Valentin

Reperi i njohur Big Basta, emri i të cilit është Geri Xhari i ka bërë një dedikim special bashkëshortes, këngëtares Vesa Luma në ditën e Shën Valentinit.

Në një postim në rrjete sociale, ai e cilëson të shoqen si njeriun e mrekullueshëm dhe nënën e mbinatyrshme, ndërsa i sjell në vëmendjen edhe kujtimet e kësaj dite, të festuar për herë të parë prej tyre në Tiranë.

“Je një femër e mrekullueshme dhe një nënë e mbinatyrshme. Përcjell çdo rrugëtim me buzëqeshje dhe mbështetje. Ke karakter të fortë dhe çdo ditë je gjysma ime, por sot, në këtë ditë, je më shumë sesa gjysma, sot jemi pasqyrimi njëri tjetrit. Kemi kujtime të bukura në këtë ditë, fjalë dhe premtime dashurie. Si herën e parë atë natë në Tiranë me hënën e plotë, të dua pafundësisht! Gëzuar Shën Valentinin Vesa Luma! “, shkruan këngëtari në rrjetet sociale.

Të fundit