Flash News

KRYESORE

Si koronavirusi i ri mund të ndryshojë sjelljen tonë

Si koronavirusi i ri mund të ndryshojë sjelljen tonë

Ne kemi përjetuar të gjithë gjatë kësaj kohe të pandemisë së koronavirusit: shtrëngim aksidental të duarëve, përfqafim të miqëve ose puthje në faqe si përshëndetje. Megjithatë ne e dimë që këtë nuk duhet ta bëjmë, por duket e pamundur ti rezistosh. Të premten, gjatë konferencës për shtyp Presidenti amerikan Donald Trump, duke folur për emergjencën kombëtare, ai u pa duke shtrënguar duart me disa persona. Më pas tha: “Njerëzit vijnë tek unë, ata shtrëngojnë duart, të japin dorën”, tha Trump. “Është një refleksi natyror, të gjithë e kemi këtë problem”, tha ai.

A mund të ndikojnë ndryshimet kulturore nga përhapja e një virusi?

Kur Euronews publikoi një artikull për numrin relatiisht të ulët të vdekjeve të koronavirusit në Gjermani, disa përdorues të rrjeteve sociale i sygjeruan se kjo ishte për shkak të dallimeve kulturore. “Ata nuk duan të prekin njërio-tjetrin shumë! Nuk puthen apo përfaqfohen. Italianët, Spanjollët, dhe francezët janë të njhur për këto”, shkruajti një komentues në rrjetet sociale të Euronews.

Në një studim të Universitetit të Oksfordit zbuluan se njerëzit ishin të kënaqur nga të prekurit, por kjo varej gjithmonë se kush të prek. Studiuesit gjithashtu zbuluan se finlandezët doli të ishin njerëzit më të kënaqur kur preken nga miqtë, familja dhe të huajt. Italianët renditen poshtë rusëve në indeksin e prekshmërisë.

Dikush tjetër sugjeroi, "struktura gjermane e familjes është shumë e ndryshme se struktura e familjes italiane. Në Gjermani, shumë të moshuar jetojnë vetë dhe kanë në kontakt me më pak njerëz; ndërsa në Itali të moshuarit kanë tendencë të jetojnë së bashku me familjet e tyre, dhe kështu nëse një i ri infektohet në Itali, atëherë ata kanë më shumë mundësi të kontaminojnë gjyshërit e tyre."

Të fundit