Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Si largohet Edi Rama? Berisha këshillon Bashën dhe Kryemadhin
Në studion e emisionit “Opinion”, ish-kryeministri Sali Berisha këshillon opozitën të vijojë me protestat deri në largimin e Edi Ramës. Berisha e mbështet argumentin e tij në raportin e OSBE/ODIHR, që evidentoi disa probleme në raportin përfundimtar të procesit të 30 qershorit.
“Qytetarët shqiptarë kanë një dokument si kristal. Kanë një raport me 150 paragrafe dhe me 106 fusnota që tregon se procesi zgjedhor ka marrë fund. Tani u takon shqiptarëve që t’i dalin për Zot. Dhe këto nuk janë fjalët e opozitës, por janë fjalët e ndërkombëtarëve. U takon atyre tani me kryegritje të fuqishme paqësore të përmbysin këtë regjim. Të kapitalozojnë, të jetësojnë, tu japin shqiptarëve të zgjedhin të lirë
Zgjedhjet nuk u bënë dhe këtu ka një parim universal për vendet e lira. Ka dy lloje zgjedhjesh. Zgjedhje burokratike që mbahen në diktaturë dhe zgjedhje demokratike që mbahen në vend të lira. Kushtet themelore për zgjedhje demokratike është alternativa”, deklaroi Berisha.
Në fund ai shtoi se nuk beson te reforma në drejtesi duke e quajtur të kapur.