Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Si morën pagat pa asnjë ditë pune 38 të punësuar në Aeroportin e Kukësit, Prokuroria nis hetimet
Punësimi i 38 personave në Aeroportin e Kukësit bëhet objekt hetimesh nga Prokuroria. Kjo e fundit ka nisur hetimet për këtë rast, bazuar në informacionet se personat e punësuar rreth një vit më parë e kanë marrë pagën ndërsa nuk kanë qenë asnjë ditë në punë. Burime nga Prokuroria kanë thënë se hetimi i këtij rasti po kryhet nga sektori i Antikrimit ekonomik prej disa javësh.
Dyshimet janë se punësimi i 38 personave ka sjellë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, pasi pagat dhe sigurimet shoqërore të paguara në adresë të tyre janë tërhequr pa kryer asnjë punë, shkruan “Panorama”. Këtu qëndron edhe thelbi i hetimit pasi Aeroporti i Kukësit “u hap” një vit më parë në maj 2016, por kjo mbeti vetëm në letër. Asnjë fluturim nuk është kryer ende nga ai aeroport, e po ashtu as nënshkruar ndonjë kontratë me ndonjë kompani për operim nga aeroporti i Kukësit. Pikërisht për këtë arsye ka nisur edhe hetimi i Prokurorisë me dyshimet se pagat e dhëna çdo muaj për rreth 38 persona janë derdhur në llogaritë e tyre pa u bërë asnjë punë.