Flash News

KRYESORE

Si mund të bëheni ‘numri 1’ përmes telefonit tuaj

Lojërat janë një nga opsionet më të preferuara – sidomos këto kohë – për të kaluar kohën e lirë. Në një botë virtuale ku bota magjike e personazheve të jep një sfidë dhe adrenalinë individuale, është gjithmonë kënaqësi të jesh i pari edhe pse mund të jesh duke sfiduar të dashurit a miqtë. Shumë prej nesh nuk kanë "super kompjuter në shtëpi" ose një levë të shtrenjtë, për këtë arsye shpesh e harrojmë se lojërat janë gjithashtu të aksesueshme nga celularët tanë. Për telefonat inteligjentë, një numër titujsh origjinalë janë në dispozicion me cilësi që lehtësisht mund të krahasohen me lojërat në desktop, si dhe përshtatjet e lojërave të njohura në platformat e tjera.

Ok, të luash videolojra është super, por çfarë mund të luani?

Sigurisht, si në botën e filmave, edhe lojtarë e apasionuar ndonjëherë mund ta kenë të vështirë të zgjedhin një lojë të mirë për të luajtur, veçanërisht në një platformë të re siç janë pajisjet mobile. Për këdo që sapo filloi lojërat, lajmi i mirë është se ka lojëra të shumta të zhanreve dhe shijeve të ndryshme që ofrojnë përvojën premium!

Nëse dëshiron të përjetosh një ndjenjë të mbijetesës, gjatë një sfide FPS të ngjashme me PUBG, një nga lojërat që aktualisht është ndër më të përfolurat është padyshim Garena Free Fire. Çdo dhjetë minuta një lojtar do të shfaqet në një ishull të shkretë me 49 lojtarë të tjerë, dhe detyrat e tij janë eksplorimi i hartës, kamuflimi në mjedis, si dhe zhvillimi i aftësive në betejën kundër lojtarëve të tjerë.

Për ata që preferojnë zgjidhje të krimit dhe detektivë, shikoni The House of Da Vinci 2, lojën më të njohur në llojin e saj në Android Play Store. Frymëzuar nga libri Da Vinci Code, lojtari ka për detyrë të gjejë objekte të fshehura, të eksplorojë dollapët dhe raftet dhe të zhbllokojë dhoma të reja me histori gjithëpërfshirëse për të përparuar më tej në komplotin e lojës.

Telefonat celularë janë gjithashtu të njohur për ofrimin e përvojave argëtuese plot adrenalinë përmes lojërave me gara. E paharrueshmja Need for Speed duhet të gjejë vendin e saj në listën tuaj, ku në vitin 2020 mund të ripërjetosh të gjitha momentet e veçanta si fëmijë me miqtë, ndërsa "akordon" udhëtimin tënd. Ndiz motorët dhe kujto fëmijërinë tënde, pasi gara mund të përjetohet përsëri përmes multiplayer-ve në internet!

Së fundmi, duhet të konsideroni specialin Old Man's Journey, cilësia e të cilit konfirmohet nga 15 çmime ndërkombëtare nga kategori të ndryshme. Kjo lojë origjinale ndjek historinë e një plaku të vetmuar, i cili vendosi të ndryshojë rutinën e tij të përditshme dhe të nisë aventurat ku takon njerëz të rinj, ndërsa zgjidh misteret dhe sfidat përgjatë rrugëtimit të tij epik. Ne e rekomandojmë këtë për këdo që dëshiron të trajtojë diçka origjinale dhe të re, veçanërisht për ata që kanë nevojë të prezantohen me botën tërheqëse të lojrave.

Çfarë smartphone më duhet?

Shumë brande kanë pranuar tashmë që telefonat e mençur duhet të integrojnë edhe veçoritë e lojrave. Kjo është arsyeja pse Samsung në serinë e tij Galaxy S20, përveç cilësisë së figurës së lojërave 120Hz, ka një Game Booster të integruar dhe mekanizëm të përmirësuar të reagimit të prekjes për të zvogëluar ato vonesat e bezdisshme kur prekni ekranin. Standardet në këto pajisje kanë treguar që shumë lojëra mund të zhvillohen me 120FPS, gjë që sigurisht do të sigurojë kënaqësinë më të mirë të lojrave.

 

Të fundit