Flash News

KRYESORE

Si mund të çaktivizoni gjurmimin e vendndodhjes suaj nga Facebook

Si mund të çaktivizoni gjurmimin e vendndodhjes suaj nga Facebook

Tani mund të ndaloni aplikacionin Facebook nga gjurmimi i vendndodhjes suaj plotësisht ose ta lejoni gjurmimin vetëm kur po përdorni aplikacionin.

Facebook lançoi ditën e sotme kontrolle të reja të privatësisë për përdoruesit e Android dhe iOS për të kontrolluar konfigurimet aktuale.

Në iOS:

  • Hapni aplikacionin Facebook dhe shkoni në Settings and Privacy dhe më pas klikoni Settings
  • Shfletoni drejt fundit në seksionin Privacy dhe më pas Location.
  • Klikoni mbi Location dhe përzgjidhni mes opsioneve Only When Using App, Always Allow dhe Don’t Allow.
  • Gjithashtu mund të çaktivizoni Historikun e Vendndodhjes si në foton e paraqitur mëposhtë që Facebook të mos mbajë regjistrin e vendeve ku keni qenë.

Në Android:

  • Hapni aplikacionin Facebook dhe shkoni në Settings and Privacy dhe më pas Settings
  • Shfletoni drejt fundit në seksionin Privacy dhe klikoni opsionin Location
  • Klikoni mbi Location Services dhe fikni gjurmimin
  • Opsioni Background Location lejon që të zgjidhni nëse do të lejoni që Facebook të gjurmojë vendodhjen tuaj ose jo kur nuk përdorni aplikacionin

Të fundit