Flash News

KRYESORE

“Si mund të rri unë me Gramoz Ruçin?” Gazetari zbulon konfliktin e Ramës me kreun e Kuvendit

“Si mund të rri unë me Gramoz Ruçin?” Gazetari

Duke komentuar në ‘A2 CNN’ mundësinë e ekzistencës të një rryme kundër Edi Ramës brenda Partisë Socialiste,  gazetari Enkel Demi mendon se kjo mund të jetë e mundshme sepse “është një çështje pushteti, ai nuk ka ndarë pushtetin”, që konfirmon faktin që sipas tij, Rama “çdo gjë ka dashur në këtë botë përveç Partisë Socialiste”.

Demi ka zbuluar edhe një anekdotë të së kaluarës, në kohën kur Rama ishte kryebashkiak i Tiranës, kur i pyetur nga ai vetë për arsyet për të cilat nuk anëtarësohej në PS, përgjigjej me një “Si mund të rri unë te ajo partia e komunistëve, si mund të rri unë me Gramoz Ruçin?“.

Sipas tij, filozofia politike e kryeministrit është anarkia, dhe se ai po shkatërron strukturat bazë të PS-së. “Për mua kur u bë kryetar partie ishte gjë e shkëlqyer, tani është e rrezikshme”.

Ndërkohë që për Demin, Lulzim Basha vetëm sot po bën kryetarin e opozitës, dhe se “kalimi me këmbë në det” i shprehur nga Berisha nënkupton edhe të rezistosh nga tundimet edhe në momentin kur do të përsëriten qëndrime refraktare nga komuniteti ndërkombëtar, dhe nga vetë amerikanët sot në takim.

Të fundit