Flash News

KRYESORE

Si mund të surprizoni kolegët në ditët e fundit të vitit

Si mund të surprizoni kolegët në ditët e fundit të

Kohën më të madhe ju e kaloni me këta njerëz, por kjo nuk do të thotë që e keni të lehtë të zgjidhni dhuratën e duhur për ta.

Bimët

Studimet e shumta tregojnë se punonjësit performojnë më mirë kur janë të rrethuar nga bimët në ambientin e punës.

Bllok shënimesh

Pavarësisht profesionit, shënimet janë të rëndësishme për të organizuar çdo detyrë. Një ose disa blloqe shënimesh do të ishin një dhuratë e mirë për kolegët tuaj.

Kufje

Kjo dhuratë nuk do t’ju lërë në baltë. Nëse punoni përpara një kompjuteri, kufjet ju ndihmojnë të “arratiseni” për pak nga ambienti i zyrës ku ndodheni. Muzika eliminon shpërqendrimet e ndryshme dhe ju argëton në të njëjtën kohë.

Një shishe verë

Për festat e fundvitit, pak alkool nuk bën dëm e sidomos kur të vjen dhuratë nga një kolegë i dashur. E vjetër ose jo, e bardhë apo e kuqe, këtë dhuratë nuk do ta refuzonte askush.

Dhurata të bëra me dashuri

Nuk ju duhet të shpenzoni sasi të mëdha parash për të treguar vlerësimin tuaj. Nëse keni talent në gatim, gjeni kohë të përgatisni disa biskota apo ëmbëlsira. Në të kundërt, nëse dhurata është nga ato të minutave të fundit mund të blini disa ëmbëlsira (Panettone), që të ëmbëlsoni stomakun e kolegut tuaj.

Të fundit