Flash News

KRYESORE

Si mund të zgjidhni xhinset e duhura sipas formave që keni

Xhinset nuk dalin kurrë nga moda. Çfarëdo që të vije e të shkojë, xhinset janë gjithmonë aty. Gjithmonë në modë. Ndaj është shumë e rëndësishëm që kur të blini xhinse, ta bëni në mënyrën e duhur.

Për këtë do t`ju vijmë në ndihmë me disa hapa të thjeshtë të cilat i sugjeron "BrightSide":

Kujdesuni që të zgjidhni madhësinë e duhur

Për ta bërë këtë, mbajini xhinset në skajet e belit dhe përpiquni t’i  përthëkoni rreth qafës tuaj. Nëse skajet preken me njëri-tjetrin lehtësisht, kjo është madhësia e xhinseve që iu duhet. Skajet e belit jo me patjetër duhet të takohen plotësisht, pra të mbyllen krejtësisht, por është e rëndësishme që të ju rrethojnë qafën.

Përcaktoni gjerësinë

Për ta bërë këtë, përkulni krahun tuaj në bërryl dhe kapni grushtin. Krahu juaj duhet të mund të vendoset lehtësisht në pjesën e belit të xhinseve. Ky trik do të funksionojë vetëm për ata që veshin xhinse me një bel standard. Natyrisht, nëse janë xhinse të thella, krahu nuk duhet të futet plotësisht në bel.

Kontrolloni gjatësinë

Mbajini skajet e këmbëve të xhinseve, dhe hapini krahët aq sa mundeni. Nëse mesi i xhinseve është tamam nën mjekrën tuaj, urime! Ju keni zgjedhur një palë xhinse të duhura për juve. Një detaj i rëndësishëm: mesi duhet të jetë saktësisht nën mjekrën tuaj.

 

 

Të fundit