Flash News

KRYESORE

Si ndalet Messi? Lojtari i Atleticos jep përgjigjen e duhur!

Si ndalet Messi? Lojtari i Atleticos jep përgjigjen e duhur!

Atletico Madrid do të luajë kundër Barcelonës, sot prej orës 20:00, për të luftuar për finalen e madhe që i pret Reali më 21 janar. Titullari i Simeones, Angel Correa, i pyetur në lidhje me Messin dhe se si mund të ndalet, ai i është përgjigjet me shumë sinqeritet.

“Nuk e di nëse ky është momenti im më i mirë tek Atletico Madrid, sepse punoj gjithmonë për t’u përmirësuar dhe për t’u aktivizuar sa më shumë. Simeone insiston shumë në fazën defensive. E pranoj që kur më s’postoi për të luajtur në krah hasa vështirësi, por i detyrohem shumë trajnerit, po më ndihmon për t’u përmirësuar.

"Barcelona frenohet duke luajtur të përqendruar për 90 minuta dhe duke mos i humbur rastet që na krijohen. Si frenohet Messi? Të gjithë e bëjnë këtë pyetje që prej momentit kur ai debutoi. Nuk ja kam idenë, nuk ka një përgjigje për këtë pyetje. Leo nuk është vetëm lojtari më i mirë në botë, por edhe një person fantastik. Në kombëtare është gjithmonë i qetë dhe nuk përton t’u japë këshilla lojtarëve të rinj”, përfundon Correa.

Të fundit