Flash News

KRYESORE

Si ndodhi sherri tek Pediatria mes dy prindërve, kamerat e sigurisë fiksojnë gjithçka

Sherri mes dy prindërve që prisnin të vizitonin fëmijët në Urgjencën e Pediatrisë në QSUT është filmuar nga kamerat e sigurisë, të cilat pritet të analizohen nga policia për të sqaruar se si ka ndodhur ngjarja.

Gazetari Erjon Skëndaj i stacionuar përballë Urgjencës bën me dije për “BalkanWeb” se sherri nisi kur njëri nga prindërit tentoi të hyjë tek mjektët, duke mos respektuar radhën e pritjes, çka shkaktoi edhe të gjithë konfliktin.

Sipas dëshmitarëve okularë, mes baballarave ka pasur të shtyra, të shara, madje edhe grushte.

“BalkanWeb” mëson gjithashtu se polici në fjalë priste në radhë por në kulmin e sherrit është qëlluar nga dy persona. Kaq ka mjaftuar që ai të nxjerrë armën dhe ta mbushë në sy të fëmijëve dhe prindërve të tjerë.

Në këto momente ka shpërthyer paniku, pasi në korridor prisnin gati 30 fëmijë me gjithë prindërit e tyre. Ata kanë shpejtuar të dalin sa më parë nga në panik e sipër. Ndërkohë që disa të tjërë janë futur edhe në korridoret e shtrimeve. Të njëjtat burime thonë për “BalkanWeb” se në këto momente kanë ndërhyrë disa përsona që ta mbanin policin që të mos qëllonte.

Por për të parë dinamikën e ngjajres që shkaktoi panik jo vetëm tek pacientët por edhe stafi mjekësor, pritet të merren kamerat e sigurisë nga policia.

Gazetari Skëndaj, thotë se në Urgjencë janë vendosur kamera që pas rastit të dhunimit të një infermiereje.

Sipas tij, radhët e gjata janë të përditshme në urgjencë, pasi nuk vijnë vetëm urgjenca mjeksore, por edhe raste pak më të lehta që anashkalojnë qëndrat shëndetësore dhe poliklinikat, duke u përplasur të gjithë në urgjencë./BW

Të fundit