Flash News

KRYESORE

Si ndryshoi mendimi i Veliajt për ndërtimet shumëkatëshe në Tiranë (video flagrante)

Si ndryshoi mendimi i Veliajt për ndërtimet shumëkatëshe

Në më pak se dy vjet kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ndryshoi qëndrimin e tij në lidhje me ndërtimet shumëkatëshe në Tiranë. Në se para dy vjetësh, deklaronte me bindje se “dua të mbahem mend si një njeri që me një ekip ndërtoi më shumë parqe sesa pallate”, sot realiteti flet krejt ndryshe. Në intervistësn që ai dha në “News 24” në emisionin “Studio e hapur” të gazetares, Eni Vasili, Veliaj i dredhoi dhe nuk i qëndroi pohimit të parë. Në Tiranën e së ardhmes janë parashikuar ndërtime të disa kullave gjigande në disa pjesë kryesore të saj. Të shumta dhe negative kanë qenë reagimet e komunentuesve, duke e cilësuar fallco, hajdut, mashtrues, etj

Kujtojmë se pas fasadës, gjithë show-t mediatik, fshihet një realitet krejt tjetër: Qendra e Tiranës u betonizua, lulishtja pranë Policisë Bashkiake po shkatërrohet dhe aty do ndërtohen pallate të larta, kulla gjigande do ndërtohen në mes të qendrës së Tiranës, pas MHK, etj. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

 

Të fundit