Flash News

KRYESORE

Si ndryshuan qëndrim socialistët për Tahirin. Çfarë ndodhi mbrëmjen e së enjtes?

Si ndryshuan qëndrim socialistët për Tahirin. Çfarë

Përgjatë 48 orëve, që kur nisi publikimi i asaj që tashmë njihet si “Dosja Habilaj”, Rama dhe të tijët mbajtën një qëndrim i cili krijoi përshtypjen se mazhoranca do të ishte e gatshme të mbështeste prokurorinë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

“Braktisjen” e socialistëve e ndjeu edhe vetë Saimri Tahiri i cili duket se vendosi të dërgonte disa mesazhe koduara, të cilat duke parë qëndrimin e sotëm të socialistëve, duket se nuk kanë rënë në vesh të shurdhër.

Në reagimin e parë, që pasi prokuroria kërkoi autorizimin për arrestimin e tij, Tahiri zgjodhi të përdorte batutën e famshme të Edi Ramës “nuk keni parë asgjë akoma”. Ishte ky paralajmërimi i parë ku dukej se ish-ministri po i jepte shefit të tij.

Shfaqja e Tahirit në emisionin “Opinion” dhe deklarata e bërë prej tij, e cila më tepër duket si një shantazh, se “sapo të zbardh të vërtetën do të merrem me ata” por pa dhënë emra, ishte mesazhi i dytë i fortë që ish-ministri i Brendshëm po niste.

Që pas këtyre deklaratave, mbrëmjen e së enjtes rrjedha e ngjarjes mori një tjetër drejtim.

Ishte Fatmir Xhafaj ai i cili nisi i pari sulmin ndaj Prokurorisë ndërsa deputetët socialistë në Këshillin e Mandateve u pozicionuan qartazi pro kolegut të tyre. Nuk vonoi shumë, madje ende pa u mbyllur mbledhja, dhe Edi Rama doli vetë haptazi pro ish-ministrit duke i cilësuar disktuimet e bëra si “muhabete pazari”, ndërsa në një replikë me një prej komentueseve në rrjetin social Facebook Rama pohonte se ndaj Tahirit deri më tani nuk ka asnjë provë që e implikon.

Qëndrimi i Çuçit në mbledhjen, i cili e cilësoi këtë ngjarje si farsë, si dhe vendimi i Ruçit për të shtyrën mbledhjen janë sinjale që mesa duekt tregojnë se mazhoranca e ka marrë vendimin e saj për të mos i hequr imunitetin ish-ministrit Tahiri.

Të fundit