Flash News

KRYESORE

Si nuse në skenë, kë po ‘kopjon’ Elvana Gjata?

Si nuse në skenë, kë po ‘kopjon’ Elvana Gjata?
Elvana Gjata është duke shijuar rikthimin e saj në karrierën muzikore në Shqipëri. Pavarësisht përpjekjeve të saj për një karrierë ndërkombëtare, Elvana nuk arriti të çante në tregun botëror të muzikës. Prej disa ditësh ajo është duke dhënë koncerte të ndryshme në club-et verore në të gjithë Shqipërinë e në Kosovë gjithashtu. Elvana ka shumë fansa shqiptarë dhe koncertet e saj kanë qenë të  mbushura plot. Elvana gjithnjë i ka dhënë rëndësi veshjes skenike dhe kësaj radhe ajo ka ardh shumë ndryshe. Me crope (pjesa e sipërme e veshje, e shkurtër) dhe funde të fryrë në tantellë, që të krijojnë idenë e fustanit të nusërisë. Për të thyer këtë, Elvana fustanet i ka zgjedhur të shkurtër para dhe me bisht, si dhe ka veshur atlete. Ky është një stil që vjen kryesisht nga këngëtaret e huaj, por me një ndryshim: Ato i veshin në skena të mëdha dhe në evente madhështore si MTV Awards dhe të një kalibri të tillë. Por në club-e verore është një veshje e ekzagjeruar që nuk të jep shumë lirshmëri as në këndim. Ndërsa atletet, janë një ndër të preferuarat e Dua Lipës dhe Rita Orës në koncertet e tyre. Elvana po tenton të sjellë frymë të ri në të bërit koncerte në Shqipëri dhe është për t`u theksuar serioziteti që i vë çdo dalje para publikut, por Elvana si Elvanë është më simpatike dhe më tërheqëse sesa kur tenton të ‘kopjojë’ keq. Më poshtë mund të shihni në foto nga performancat e Elvanës dhe të këngëtarëve të tjerë dhe mund të bëni vetë krahasimin:

@valdrinsahitiofficial Thank you for this dream dress💋

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Killed it #beforetheshow

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

@valdrinsahitiofficial 💜

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Glasgow on the green 💚, 10.07.2018 shot by @pixielevinson

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

Të fundit