Flash News

KRYESORE

Si ‘pacienti zero’ ka përhapur koronavirusin

Rasti i parë i njohur në SHBA që u bë “Pacienti Zero”  në shpërthimin e virusit të ri në Amerikë, dukej se bënte çdo gjë po i shkonte mirë derisa ai arriti me 19 janar në një klinikë në shërbimin e urgjencës në  periferi të veriut në Seatle me temperaturë pak të lartë dhe kollë që kishte avancuar gjatë katër ditëve të fundit.

Kjo pasi ai ishte  ishte kthyer nga një vizitë me familjen në Wuahn në Kinë.

Para se të shkonte nè klimkë, 35-vjeçari kishte parë një njoftim në lidhje me virusin në qendrat për 'Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve' në SHBA dhe kështu vendosi të kontrollohej. Pasi klinika mori vesh historikun e udhëtimit, i morën gjak.

Pacientit ju tha të qëndronte i izoluar në shtëpi dhe specialistët e shëndetit e kontrolluan të nesërmen në mëngjes. Përgjigja e testit u dha pasdite dhe rezultoi pozitiv. Ky ishte rasti i parë i konfirmuar në Amerikë dhe sapo u mor vesh përgjigja e rezultatit, 34-vjeçarin e izoluan në repart biokantinimi në 'Qendrën Mjekësore Rajonale' në Evverett, Washington, një njësi me dy shtretër që u përdor për virusin EBOLA.

Ndërsa gjendja e tij u përkeqësua fillimisht, shpresat u rindezën më vonë, duke qenë se 35-vjeçari u përmirësua gjatë ditëve në vijim. Gjatë kohës që mbahej në karantinë, stafi mjekësor veshi rroba mbrojtëse që përfshinin 'helmeta' (nga ato që përdoren specifikisht në këto raste nga ekipet mjekësore) dhe maska për fytyrën. Madje pak veta nga personeli hynë në dhomë;  dhe kishte një ekran video që mjekët të bisedonin me të nga larg.

Zyrtarët shëndetësorë të qarqeve lokalizuan më shumë se 60 njerëz që kishin qenë në kontakt me të, dhe asnjë nuk zhvilloi virusin në javët në vijim. Deri në 21 shkurt, ai u vlerësua i rikuperuar plotësisht.

Por gradualisht, virusi filloi të shpërndahej edhe në vende të tjera të Amerikës.

E gjithë puna e kujdesshme e stafit mjekësor, tani është e qartë, nuk do të ishte e mjaftueshme për të ngadalësuar një virus që lëviz më shpejt sesa përpjekjet e botës për ta përmbajtur atë. Në shkurt, zjarrfikësit në Kirkland, Uashington, identifikuan raste në një shtëpi pleqsh, ku banorët u ankuan për probleme të frymëmarrjes – provë kjo që tregonte vazhdimin e transmetimit të virusit që shpërtheu kur zyrtarët njoftuan vdekjen e parë nga një seri vdekjesh që vinin si pasojë e Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi.

Zona e Seattle-t, e cila kishte 118 të infektuar dhe 18 vdekje (deri të dielën), tani është një nga zonat e kuqe në SHBA, duke bërë kështu të mbyllen shkollat dhe njerëzit të blejnë ilaçe dhe ushqime të panikosur.

Ky është një rindërtim i “Bloomberg Businessweek” se si u përhap virusi në Amerikë fillimisht nga "Pacienti Zero", bazuar me intervistat me specialistët e kujdesit shëndetësor, të afërmit e pacientëve dhe studiuesit akademikë.

Në fund të fundit, përvoja e Seattle tregon kotësinë e ndalimeve të udhëtimit përballë një patogjeni që ka sëmurë më shumë se 110,000 njerëz dhe ka vrarë më shumë se 3.800 pasi autoritetet në Kinë në 31 dhjetor raportuan një pneumoni misterioze virale të lidhur me një treg të hapur me ushqime deti. Qeveritë tani po përkulen para realitetit të masave të pashembullta, vrasëse të ekonomisë. Italia herët në mëngjes, të dielën, kufizoi udhëtimet brenda dhe jashtë rajonit përreth Milano dhe urdhëroi mbylljen e shkollave, muzeve, pishinave, palestrave dhe teatrove, në mesin e vendeve të tjera publike. Teksa mbrëmë gjithë Italia është shpallur zonë e kuqe nga kryeministri Konte.

Zona e Seattle vazhdon të zbatojë masat paraprake për të frenuar shpërthimin e koronavirusit. Ndërsa një bllokim i fortë dhe i shpejtë i një qyteti amerikan si Seattle është vështirë të imagjinohet, diçka e ngjashme mund të ndodhë, tha Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive. "Ju nuk doni të alarmoni njerëzit, por duke pasur parasysh përhapjen që ne shohim, gjithçka është e mundur," tha ai për Fox News.

"Ky virus është më ngjitës se gripi, kështu që çdo lloj ekspozimi para se të shkonte në spital do të ishte me siguri shqetësuese," tha George Diaz, i cili drejton departamentin e sëmundjeve infektive në Providence.

Burimi: Bloomberg Businessweek

Të fundit