Flash News

KRYESORE

Si parashikohet moti në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Si parashikohet moti në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon që temperaturat të pësojnë rritje në orët në vijim, ndonëse reshjet do të jenë prezent edhe nesër.

Në gjysmën Lindore të vendit dhe në terrenet malore reshjet do jenë në formë bore.

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë dt.09) dhe nesër (e enjte dt.10) priten reshje mesatare, deri lokalisht intensive në disa qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ato do të jenë në formë dëbore në gjysmën Lindore të vendit dhe në terrenet malore. Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë kryesisht në formë shiu (ose shi i përzier me dëborë).

TEMPERATURAT

Ato do të pësojnë një rritje me rreth 2 gradë.

Më konkretisht, nesër (e enjte dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 / 9 °C

në vendet e ulëta: 2 / 6 °C

në vendet malore: - 5 / 1 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë dt.09) dhe nesër (e enjte dt.10) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër paradite, në veri të vendit, deri e fortë.

Të fundit