Flash News

KRYESORE

Si parashikohet moti për sot, qarqet që do dominohen nga reshjet dhe breshri gjatë pasdites

Reshjet e shiut do të jenë prezent edhe sot në disa qarqe të vendit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit zonat më të prekura gjatë orëve të pasdites do jenë qarqet Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.

RESHJET

Nesër (e hënë dt.15) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre). Në ZONA SHUMË TË KUFIZUARA reshjet mund të shoqërohet edhe me rrufe dhe breshër.

TEMPERATURAT

Sot  (e hënë dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 18 °C

në vendet e ulëta: 10 /18 °C

në vendet malore: 3 / 13 °C

ERA

Nesër (e hënë dt.15) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, më e ndjeshme në bregdet dhe në terrenet e larta malore veriore.

Të fundit