Flash News

KRYESORE

Si përfundim, çfarë bëri Turi? MSH publikon përgjigjet e sakta të testit të Gjuhë Letërsisë

Ministria e Arsimit ka publikuar përgjigjet e sakta të testit të Gjuhë Letërsisë, test i cili u cilësua nga maturantët si jashtë programit dhe me pyetje pa një kuptim llogjik. Në testin me 60 pyetje me alternativë, i cili u konsiderua si tepër subjektiv nga maturantët, është zbuluar edhe përgjigja e saktë pyetjes se çfarë bëri Turi,  pyetje e cila irritoi maturantët.

Pyetja-Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje edhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkën, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.

Cila nga fjalitë e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?

Përgjigja e saktë që duhet të rrethohej nga maturantët sipas hartuesve të testit ishte; Turi u hodh në të djathtë, për të shmangur shkëmbin dhe gati e përmbysi varkën.

Më poshtë përgjigjet e sakta të testit që i ka publikuar ministria e Arsimit.(kliko këtu për më tepër)

Ndërkaq, pas dy orësh thirrje e brohorima, maturantët i dhanë fund protestës së tyre për ditën e sotme përballë MASR, duke theksuar se do të rikthehen sërish nesër rreth orës 13:00 pas mbarimit të provimit të matematikës të cilin kanë deklaruar se nuk do ta bojkotojnë.

Ata vijojnë të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre ndër të cilat është rivlerësimi i testit dhe ulja e kufirit për notën 9 dhe 10.

Të fundit