Flash News

KRYESORE

Si po arrestohen ‘peshqit e vegjël’ të LSI

Si po arrestohen ‘peshqit e vegjël’ të LSI

Ndonëse ishte paralajmëruar se janari do të ishte muaji i arrestimit të ‘peshqve të mëdhenj’, duhet se aksioni i shumëpritur është mjaftuar deri tani me arrestimin e disa ish-drejtorëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të ciliët ishin pjesë e qeverisë ‘Rama 1’.

I pari që ra në ‘rrjetë’ është ish Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, i cili u dënua sot nga Prokuria e Krimeve të Rënda me 5 vite heqje lirie për aferat korruptive dhe abuzimin me tenderët për ushqimin në burgje.

I dyti është ish Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili u arrestua në muajin shkurt, pas kallëzimit të Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës, dorëzuar në dhjetor të vitit të kaluar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe akuzohet se ka kryer veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tij funksionale gjatë ndjekjes dhe zbatimit të kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë- Elbasan. Aktualisht, Xhika vijon te jetë në burg.

I treti është ish Prefekti i Fierit, Bujar Hysaj, i cili u arrestua në fillim të marsit dhe akuzohej se së bashku me një tjetër person me inicialet P.P. kanë mashtruar  2 persona, një kanadez dhe një shqiptar duke u marrë mbi 300 mijë euro (260 mijë dollarë dhe 50 mijë euro). Hysaj u la i lirë nga Gjykata e Tiranës, në këmbim të një garancie pasurore prej 13 milionë lekësh, ndërsa iu bllokua pasaporta, në mënyrë që t’i ndalohet dalja jashtë vendit.

I katerti është ish Drejtori i Aeroportit të Kukësit, Agron Xhafa, i cili u arrestua në qershor të 2017. Xhafa, ish kandidat për deputet nga radhët e LSI në zgjedhjet e Përgjithshmë të 25 qershorit akuzohet se ka marrë 40 rroga pa shkuar në punë.

Së fundi, Policia e Elbasanit arrestoi Admirim Kalën, 31-vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ne rolin e sekseri, ai iu premtonte studentëve të Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", se do t’i kalonte në provime në këmbim të shumave të mësipërme. Kala ka qene ne gare si kandidat per deputet i LSI ne zgjedhjet e vitit 2017.

Të fundit