Flash News

KRYESORE

Si po e dëmtojnë trurin rrjetet sociale

Si po e dëmtojnë trurin rrjetet sociale

Jemi mësuar që në të përditshmen tonë të mos bëjmë pa to. Rrjetet sociale në të vërtetë janë një mënyrë e mirë komunikimi. Por edhe e dëmshme. Kjo pasi ne marrim informacione të shumta dhe të shpejta, gjë që e dëmton trurin.

Sipas studimeve të fundit, rezulton se komunikimi në rrjetet sociale le pasoja në trurin tonë.

Eksperti në neuroshkencë, Lamberto Maffei thotë se rrjetet sociale janë si një protezë për trurin dhe zhdukin pothuajse fare sensin kritik. Kjo i ndodh trurit sepse ai pushtohet nga mesazhe të panumërta, lajme pa fund.

Kur këto mesazhe bombardojnë njeriun vazhdimisht në mënyrë të përsëritur, krijohet një si protezë e mendimit.

Ne nuk bëjmë dot pa telefonat celularë që i mbajmë me vete pothuajse kudo. Kështu, sipas eksperit ne e humbasim edhe sensin kritik të qytetarisë, duke preferuar vetëm median sociale.

Maffei thekson se  është e rëndësishme të edukojmë brezat e rinj me përgjegjësi që të lexojnë më shumë libra, në vend që të kalojnë kohë në rrjetet sociale.

Të fundit