Flash News

KRYESORE

Si po e 'shfrytëzon' Ariana Grande humbjen e Mac Miller, sipas fansave të saj

Si po e 'shfrytëzon' Ariana Grande humbjen e Mac Miller, sipas

Para disa muajsh, këngëtari Mac Miller ndërroi jetë  si pasojë e mbidozës. Humbja e këngëtarit 26-vjeçar ka lënë shenjë tek Ariana Grande, e cila po e përjeton shumë vdekjen e tij.

Ndoshta kjo mund të jetë dhe arsyeja pse ajo u nda dhe me të fejuarin e saj, Pete Davidson. Ariana dhe Mac Miller kanë qenë të lidhur para disa kohësh por kjo marrëdhënie dashurie mori fund dhe secili nisi me jetën e tyre. Ariana u fejua me komedianin dhe dukeshin shumë të lumtur.

Por vdekja e Mac Miller ka ndikuar në jetën e Ariana Grandes, e cila vazhdimisht poston në rrjetet sociale për të. Por kjo është interpretuar nga fansat si shfrytëzim nga këngëtarja.

“Ariana lëre të shkojë… Qaje pas dyerve të mbyllura. Mjaft e shfrytëzove këtë, sepse ti as nuk ishe aty kur ai ishte në gjendjen e tij më të keqe, pak përpara se kjo të ndodhte.”-ka shkurar një nga ndjekësit e saj në Twitter.

Por Ariana ka reaguar duke iu përgjigjur:

“Lutem që të mos të të duhet kurrë të përjetosh diçka të tillë dhe të uroj paqe dhe dashuri.”

“Disa budallallëqe që lexoj këtu më bëjnë për të vjellë. Më tremb mënyra sesi disa njerëz mendojnë dhe kjo botë shumë shpesh nuk më pëlqen. Sikur të ishim pak më të ndjeshëm dhe të kujdesshëm me njëri-tjetrin. Do të ishte e paparë,” –ka shkruar sërish Ariana.

Të fundit