Flash News

KRYESORE

Si po i shkatërron Rama partitë e vogla të së majtës

Si po i shkatërron Rama partitë e vogla të së majtës

Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila thotë se marrëveshja midis Ramës dhe Bashës është një taktikë e kryeministrit për të goditur partitë e vogla të së majtës.

Sipas tij kjo është një taktikë e Ramës që Basha nuk e di pse e pranoi.

Pjesë nga deklaratat:  

AbilekajUnë mendoj se ai që synon më shumë të shkatërrojë fraksionet e tij është Edi Rama. Duke i lënë partitë e tjera të të majtës vetëm, duke e ditur që PD-ja do të bënte marrëveshje me aleatët, mendoi që në të majtë të mos mbeteshin më fraksione dhe në të djathtë të kishte fraksione të tjera, pra në çdo rast të unifikohej vota e së majtës, ndërsa vota e së djathtës të jetë e diversifikuar.

Duke i hedhur idenë e një koalicioni të madh dhe pastaj të hyjmë në zgjedhje të tjera me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, dëshira e Ramës është që të kenë vdekur partitë e majta dhe brenda së djathtës mund të ketë parti që të bëjë diversion politik. Është një taktikë e Ramës që Basha nuk e di pse e pranoi. Në këto kushte më mirë i del Ramës.  

Të fundit