Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Në debatin e madh mbi fatin e godinës historike të Teatrit Kombëtar, ka munguar zëri i atyre që njihen si autoritete morale të shoqërisë, të papërfshirë në interesa të ngushta politike dhe lidhje oportuniste me pushtetin e radhës. Me disa përjashtime të çmuara, pjesa më e madhe e atyre që mëtojnë të jenë elita iluministe e vendit, ka heshtur. Nuk kanë folur akademikë, mbrojtës të trashëgimisë kulturore, profesorë, filozofë apo artistë me renome edhe ndërkombëtare. Mes tyre, një zë që do të kishte vlerë të dëgjohej në mënyrë të veçantë, do të ishte ai i shkrimtarit tonë më të shquar, që jeton në Paris. Ismail Kadare, do duhej të fliste. Pro ose kundër shëmbjes së kësaj godine. Tirana dhe ajo çka ka mbijetuar nga memoria e saj, janë në konstrukt të shumë prej veprave të tij.
Fama dhe mosha janë të mjaftueshme që shkrimtari të ndihet mospërfillës ndaj çdo paragjykimi për të thënë të vërtetën e tij. Tirana, ashtu si Gjirokastra apo Parisi, është gjithashtu qyteti i tij. Për të ka shkruar, në rrugët e tij ka ecur, në kafenetë e tij ka qëndruar për orë të tëra, brenda tij ka përjetuar rritjen, famën, ankthin, dramat, romancat, lindjen e fëmijëve, flirtet, xhelozitë, frikën nga një pushtet që mund ta godiste në çdo kohë. E ndoshta të gjitha këto ndjenja njëherësh mund t’i ketë provuar edhe tek një kafene e vetme, ajo e lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, pikërisht tek godina që sot duan t’i vënë kazmën.
Megjithatë, Ismail Kadare ende nuk ka folur. Qyteti i vizatuar me detaje në shumë vepra të tij, po vdes çdo ditë. Lexuesi i sotëm nuk mund ta gjejë dot më Tiranën kadareane. Një nga një ranë të gjitha “skenat” ku gjallonin personazhet e tij. Nuk është më lulishtja e poshtme pas Skënderbeut, ku dikur bëheshin foto nën bredhat madhështorë. U zhdukën me radhë kinematë, ku adoleshntët prisnin fikjen e dritave për të prekur duart nën ethet e dashurisë së parë. Nuk janë as kinema Republika, as 17 Nëntori, aq pranë ish shtëpisë së shkrimtarit. U përçudnuan rrugët, u fshinë ndërtimet e vogla dhe, kullat e betonit kanë murosur brenda tyre rrëfimet bashkë me personazhet që dikur i jepnin shpirt edhe një qyteti të varfër por që kishte botën e tij.
Nuk janë më sheshet përpara pallateve ku luhej me top, lulishtet e vogla ku putheshin në errësirë të dashuruarit, kopshtet, shkollat, parqet e lodrave, shtëpitë e rinisë, rrugicat e ngushta… të gjitha ato vende ku duhet të gjendeshin rrënjët e së shkuarës sonë. Edhe stadiumi, ku përjetoje dy orë pasion në një vend të zymtuar, nuk është më. Eshtë një vend i shkretë, pa të shkuar, siç thoshte një shekull më parë Montanelli.
Pas fare pak kohe, këtij qyteti do t’i zhduket përmasa e Tiranës me të cilën na ka mbrujtur Kadareja.
Njerëzit nuk mund të kenë plotshmërinë e një qënie njerëzore në një vend të tillë. Ata rriten pa e ushqyer shpirtin e tyre, bëhen agresivë, materialistë, oportunistë, duan të jetojnë sot për sot, nuk kanë një rrëfim për fëmijët e tyre, janë me rrënjë të shkulura dhe pandërprerë zhvendosen me shpresën për të hedhur rrënjë diku tjetër. Atyre nuk u flasin as shkrimtarët e tyre, ata që të paktën në letër e kanë të ruajtur një pjesë të memories tonë të vrarë.
Mjafton të lexosh “Stambollin”, apo “Muzeun e pafajësisë” të Pamukut (pa përmendur shkrimtarë të tjerë e vende të tjera) dhe të vizitosh atë qytet sot për të kuptuar sa e fortë është lidhja që vendi, godinat, parqet, rrugicat, krijojnë me njerëzit. Se si kjo lidhje i bën ata nostalgjikë, të ndjeshëm, krenarë, njerëzorë.
Në Tiranë vështirë të gjesh imazhe për të rindërtuar librat e Kadaresë. Sot ato janë dëshmi të një qyteti që nuk e njeh më askush. Si mund të jetë ndjenja e një shkrimtari kur lënda e veprës i vdes në të gjallë të tij?
Godina e Teatrit nuk është një vend i huaj për Ismail Kadarenë. Ajo gjendet shpesh në librat dhe kujtimet e tij. Aty nuk janë luajtur vetëm pjesë teatri, aty është luajtur edhe fati njerëzor i qindra njerëzve. Mbi të do të ngrihet një “teatër modern”. I cili mund të mahnisë ata që lidhje kanë vetëm me materien të shprehur në formën e saj më të lartë, paranë. Ose ata që brohorasin për çdo vendim të partisë në këmbim të një projekti, pensioni, donacioni apo thjesht vetëm për t’i rënë në sy udhëheqësve të rinj. Por a është aq madhështor ky projekt sa mund të lërë pa prekur ndjeshmërinë e shkrimtarit?
Dikush mund të mendojë se ai është lodhur me banalitetet e kësaj ane. Ismail Kadare në fakt, nuk ka qenë rasti i shkrimtarit të izoluar nga bota dhe vendi i tij. Ai ka folur në momente delikate për fatin e shqiptarëve në tri dekadat e fundit. Nuk ka ngurruar ta lëshojë fjalën edhe për tema të nxehta politike si zgjedhjet e vitit ’96 apo përplasjen Rama- Basha në 2011. Dhe parreshtur ka gjetur vullnetin të replikojë me çdokënd që ka hedhur dyshime për rolin e tij gjatë diktaturës komuniste. Fati i godinës së teatrit prek historinë e tij dhe historinë tonë të përbashkët, pra përbën një çështje ku mbi të gjitha do të vlente fjala e shkrimtarit.
Eshtë debatuar shumë për rolin e tij si shkrimtar gjatë komunizmit. Askush nuk ka të drejtë sot t’i thotë atij se përse nuk bëri heroin dhe të dilte hapur kundër regjimit. Ai zgjodhi të shkruante. Dhe mirë bëri, një Kadare i gjallë ishte një shpresë më shumë në një vend të shkretuar. Por nëse heshtja e tij ishte e kuptueshme përballë marrëzisë së diktaturës, a duhet të flasë tani përballë marrëzisë së kllounëve? Nëse atëherë rrezikonte gjithçka për të shpëtuar asgjë, po sot që nuk riskon kurrgjë për të shpëtuar shumëçka?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38