Flash News

KRYESORE

Si priten të jenë temperaturat për këtë javë, sërish prezent mjegulla e ngricat

Moti këtë javë nis me diell e vranësira.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, edhe këtë javë nuk do të mungojnë mjegulla e ngricat.

“Java do të sjellë përsëri ditë me diell e vranësira kalimtare. Më të përqendruara vranësirat, do të jenë përgjatë maleve e në jug të vendit.

Mjegulla e mjegullina, përgjatë luginave e pranë sipërfaqeve ujore, përsëri do të gjejë kushtet e favorshme për tu formuar. Aty ku temperaturat do të jenë negative, mjegulla do të jetë e ngrirë. Përsëri, si shkak i vlerave negative si në tabelë, ngricat do të jenë të pranishme.

Era, do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut e lehtë, gjatë së hënës e të enjtes mesatare në brigjet detare. Ditën e enjte deti pak i trazuar”, njofton Shërbimi Meteorologjik.

Të fundit