Flash News

KRYESORE

Si pritet të ndryshojë Këshilli Kombëtar i PD-së, lista e vjetër nxori 38 deputetë

Si pritet të ndryshojë Këshilli Kombëtar i PD-së, lista

Ditën e sotme është raportuar se brenda Partisë Demokratike po diskutohet për një datë për mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Kryetari Lulzim Basha ka paralajmëruar se ky këshill do të mblidhet gjatë pranverës, ndonëse mandati i zgjat deri në vjeshtën e këtij viti.

Gjithashtu, raportohet për një listë të re me kandidatë që pritet të bëhen pjesë e këtij organi të PD-së.

Ndonëse statuti i partisë e përcakton se pjesë e këshillit duhet të jenë edhe deputetët, në zgjedhjet e fundit një pjesë e vogël e deputetëve u bën pjesë e këtij organi dhe kjo për shkak të posteve të tjera që mbanin brenda partisë si nënkryetarë, sekretar të përgjithshëm, sekretar funksional dhe ish-kryeministra.

Këshilli Kombëtar ka 233 anëtarë dhe 38 prej tyre u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e 2017-ës, nga 40 që ka gjithsej Partia Demokratike. Lista e re e këshillit pritet të ketë prurje të reja nëse zgjidhet e njëjti precedent si në 2014-ën, kur deputetët nuk u bënë pjesë e këtij këshilli.

Anëtarët e Këshilit Kombëtar, sot deputetë të PD-së:

  1. Agron Shehaj
  2. Albana Vokshi
  3. Aldo Bumçi
  4. Andon Frrokaj
  5. Bardh Spahia
  6. Dhurata Tyli
  7. Edi Paloka
  8. Edmond Spaho
  9. Eduard Halimi
  10. Endri Hasa
  11. Enkelejd Alibeaj
  12. Ervin Salianji
  13. Fatbardha Kadiu
  14. Flamur Noka
  15. Florjan Mima
  16. Genc Pollo
  17. Gent Strazimiri
  18. Grida Duma
  19. Halim Kosova
  20. Isuf Çela
  21. Izmira Ulqinaku
  22. Jorida Tabaku
  23. Klevis Balliu
  24. Lindita Metaliaj
  25. Lorenc Luka
  26. Luan Baçi
  27. Lulzim Basha
  28. Luçiano Boçi
  29. Myslym Murrizi
  30. Nadire Meçorapaj
  31. Oerd Bylykbashi
  32. Orjola Pampuri
  33. Romeo Gurakuqi
  34. Rudina Hajdari
  35. Sali Berisha
  36. Tritan Shehu
  37. Valentina Duka
  38. Xhemal Gjunkshi

Të fundit