Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Si pushteti në Serbi po e rusizon kujtesën historike dhe i mëshon rusofilisë
Nenad Makuljeviç
| Kultura e kujtesës përbën një prej aspekteve më të rëndësishme, si të jetës private ashtu edhe të çdo jete të organizuar shoqërore dhe shtetërore. Ajo që përkujtojmë, dhe si e përkujtojmë, pasqyron jo vetëm raportin tonë ndaj së kaluarës, por flet ende më shumë edhe për realitetin tonë. Stabiliteti i jetës shoqërore, si dhe si i sistemeve shoqërore dhe shtetërore, bazohen edhe në pika të caktuara të kujtesës private dhe kolektive. Kultura e kujtesës nuk është statike, kësisoj ndryshimet e saj ndjekin edhe rrymën e përgjithshme të jetës private dhe publike. Luftërat, revolucionet dhe ndryshimet radikale të sistemeve politike shpien në ndërprerje të befta dhe transformime ekstreme. Kultura moderne e kujtesës në Serbi shfaq një dinamikë të pazakontë, aktivitet manipulativ dhe ndryshime të shkaktuara nga politika e pushtetit aktual. Këtë e tregon qartë edhe raporti ndaj vendeve të kujtesës- përmendoret publike, përzgjedhja dhe politika e festave.
Paralajmërimet e ndryshimeve serioze në kulturën e kujtesës në Serbi u shfaqën që në vitin 2014. Në muajin korrik të atij viti, këshilltarët e Këshillit të qytetit të Beogradit morën vendimin për të zhvendosur permendoren e Dimitrije Tucoviçit, e cila gjendej mes sheshit Sllavija dhe rrugës Kralj Millutin, që 10 maji të shenjohet si Ditë e kujtimit të Holokaustit, si dhe në Kalamegdan, në afërsi të shëtitores buzë lumit Sava, të ngrihej përmendorja e luftëtarëve rusë dhe serbë të rënë në Luftën e Parë Botërore. Përmendorja e Tucoviçit, së bashku me varrin e tij, u zhvendos në vitin 2016 dhe në atë vend u ndërtua një shatërvan me efekte ngjyre dhe drite. Kësisoj, Dimitrije Tucoviçi (varri i tij) u zhvendos për të gjashtën herë për t’u vendosur në varrezat e reja të Beogradit, ndërsa permendorja u vendos në sheshin para ndërtesës së Bankës Kombëtare. Kësisoj përmendorja e Dimitrije Tucoviçit, përfundoi mes „shatërvanit modern muzikor“ dhe bankës, në një fare ndërhapësire koti, si një përmbajtje tërësisht e parëndësishme dhe një kulisë e këtij sheshi të njohur beogradas.
Ndoshta rastësisht, por gjithsesi është e qartë se pozicioni i përmendores tregoi në njëfarë mënyre edhe vendin e parandësishëm të ideve socialiste në Serbi dhe bëhet kësisoj njëlloj si puna e festës së 1 majit, vetëm si një e keqe e domosdoshme në funksion të simulimit të pranisë së ideve të drejtësisë shoqërore. Me zhvendosjen e përmendores, kultura e kujtimit për Dimitrije Tucoviçin është zvogluar dhe hedhur në qoshe dhe, ne vendin ku ishte është vendosur „përmendorja“ e pushtetit aktual dhe shenja e Beogradit si një park zbavitës.
Shkatërrimi i fortë i kulturës së kujtesës ka ndodhur edhe në organizimin e Ditës së çlirimit të Beogradit në vitin 2014 dhe Ditën e fitores në vitin 2019. Dita e çlirimit të Beogradit u festua me një paradë ushtarake të mbajtur me datë 16 tetor 2014, katër ditë para festës zyrtare të Ditës së çlirimit me 20 tetor. Shkaku kryesor i zhvendosjes së manifestimit festiv ishin itinerari dhe detyrimet e Presidentit rus Vladimir Putin. Duke bërë lëshime në lidhje me praktikën shumëvjeçare, pushteti në Beograd dhe në Serbi, me dëshirën për t’i bërë qejfin presidentit rus, asgjësoi traditën e tij dhe shkatërroi kalendarin festiv. Ndoshta e kotësia e këtij akti u shfaq në orgaizimin e paradës, e cila nuk shenjonte kujtimin për çlirimin e Beogradit, por në radhë të parë ishte një lajkatim për presidentin rus. Përshtypjen më „mbresëlënëse“ në këtë aktivitet e lanë presidenti i Serbisë dhe qeveria serbe që u lagën në shi atë ditë dhe as që u përpoqën të mbroheshin nga rrebeshi i fortë, ndërsa presidenti i Rusisë ishte nën çadër. Në këtë mënyrë u duk qartë vija ndërsa mes presidentit të fuqishëm të Rusisë dhe pushtetit të lagur të Serbisë.
Pranverën e këtij viti ndodhi pështjellimi i plotë në kulturën e kujtesës në Serbi. Me rastin e përkujtimit të njëzetvjetorit të fillimit të bombardimeve (1999) në Serbi, pushteti paralajmëroi mbajtjen e një parade ushtarake në Nish. Për këtë u fillua menjëherë nga puna duke adoptuar/zgjeruar Bulevardin kryesor në Nish-Bulevardin Nikolla Tesla, për t’ia adoptuar kërkesave të një parakalimi ushtarak. Ideja që të përkujtohet me paradë ushtarake fillimi i veprimeve luftarake, të përfunduara me humbje dhe Marrëveshjen e Kumanovës, ndoshta ka lindur në kuadër të riintepretimit më të ri të bombardimeve të NATO-s të vitit 1999. Me sa duket po rinovohet përsëri ajo retorika e pushtetit të Millosheviçit se Serbia e ka mundur NATO-n, e kësisoj bëhet përkujtimi gjithnjë e më i shpeshtë i fitoreve në disa beteja, e anashkalohen faktet mbi shkaqet, ngjarjet dhe përfundimin e konflikteve në territorin e Kosovës e Metohisë.
Gjithsesi u hoq dorë nga parada pa shpjegime dhe ajo u zhvendos në ditën e përkujtimit të Ditës së Fitores me 9 maj. Ndërkohë festimi i Ditë së fitores mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore, që është njëkohësisht edhe Dita e Europës, në Serbi mori një kthesë të papritur. Ditën e Fitores pushteti në Serbi e festoi me futjen e një festimi të ri rus- marshin e Brigadës së pavdekshme në Beograd, Nish dhe Novi Sad. Marshi i Brigadës së pavdekshme është ideuar si manifestim publik në kujtim të pjesëmarrësve të Luftës së Dytë Botërore, në të cilin pasardhësit e tyre marshojnë duke mbajtur në dorë foto të gjyshërve të tyre, që kanë luftuar kundër fashizmit. Për herë të parë ky manifestim është mbajtur në Tomsk, në vitin 2011, dhe ka marrë formën e një aksioni shtetëror rus. Në rastin serb, krahas luftëtarëve në Luftën e Dytë Botërore u mbajtën edhe fotografitë e pjesëmarrësve të luftërave të viteve '90, madje marshin në Nish e kryesoi edhe i dënuari nga Gjykata e Hagës, gjenerali Vladimir Llazareviç. Kësisoj u krijua njëfarë festimi hibrid serbo-rus, i veçantë në llojin e vet, në të cilin u përzien kujtimet e viktimave të Luftës së Dytë Botërore, por u theksuan në mënyrë të veçantë edhe lufta në Kosovë e Metohi dhe lufta kundër NATO-s, që në programin zyrtar të festimeve në Beograd është theksuar akoma më shumë me emëtimin e filmit „Ballkanska Megja“.
Festimi qendror i Ditës së Fitores me një paradë ushtarako-policore u mbajt me 10 maj 2019- në ditën e caktuar që më parë si ditë përkujtimore për viktimat e Holokaustit, për shkak të agjendës së Presidentit të Serbisë. Në këtë mënyrë Republika e Serbisë u largua plotësisht nga kultura e kujtesës. Duke mos shënuar fitoren mbi fashizmin me 9 maj, që është edhe Dita e Europës, demonstroi përsëri fuqinë autokratike të Presidentit të Serbisë dhe se relativizon plotësisht kalendarin festiv, nuk u kushton kujdes datave të rëndësishme në kulturën europiane të kujtesës dhe privatizon festat zyrtare.
Transformimet e majit të kulturës së kujtesës në Serbi vijuan edhe me 16 maj kur qeveria e Serbisë shpalli një festë të re zyrtare, Ditën e alfabetit sllav, në ditën e Shenjtërve Ciril dhe Metod me 24 maj. Festa e shenjtërve Cirik dhe Metod ka një domethenie të shumëfishtë në vartësi nga mjedisi që e feston. Në Bullgari fillimisht kjo datë ishte festa kombëtare, që festohet që nga shekulli i 19-të. Festimi i shenjtërve Ciril dhe Metod është futur në kulturën ruse në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të dhe kishte një domethënie të fuqishme sllave. Gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik, me rastin e 1.100 vjetorit të vdekjes së Metodit, e festua për herë të parë festa e kulturës dhe alfabetit sllav me 24 maj. Që nga viti 1991, Federata Ruse e ka futur si festë shtetërore zyrtare, e cila që nga viti 2010, festohet në qendër të Moskës. Ortodoksia e kësaj feste me kalimin e kohës mori një domethënie më të gjerë shoqërore dhe është e lidhur ngushtë me zgjerimin e sferës së ndikimit të politikës dhe kulturës ruse. Në Serbi shenjtërit Ciril dhe Metod janë festuar nga kisha si „apostuj“- mbartës të krishërimit dhe themelues të alfabetit sllav. Me shpalljen e Ditës së Alfabetit sllav si festë zyrtare, qeveria e Serbisë ka futur në mënyrë të qartë një festë bashkëkohore ruse, të lidhur ngushtë me zgjerimin e ndikimit politik dhe kulturor rus.
Këta shembuj tregojnë qartë se është duke u kryer një tranformim i madh i kulturës së kujtesës në Serbi. Dallohen qartësisht karakterstikat e kësaj praktike- që nga vetëdëshira e deri te këmbëngulja rusofile e pushtetit aktual. Me zhvendosjen e përmendores së Dimitrije Tucoviçit dhe vendosjen e shatërvanit shumëngjyrësh është shenjuar një diskontinuitet i memorjes në hapësirën publike të Beogradit. Me zhvendosjen e festimit të Ditës së çlirimit të Beogradit në vitin 2014, dhe Ditën e Fitores në vitin 2019, është demonstruar vetëdëshira e pushtetit dhe natyra e tij autokratike. Dallohet për nga fortësia edhe veprimtaria ruse. Parada për Putinin, Marshi i Brigadës së të pavdekshmëve, Dita e alfabetit sllav, vendimi për t’i ngritur përmendore të të rënëve serbë dhe rusë në Luftën e Parë Botërore, si dhe fillimet e realizimit të përmendores së Stefan Nemanjës tregojnë prirjen drejt shndërrimit të kulturës serbe të kujtesës drejt asaj ruse. Kësisoj Serbia është larguar akoma më shumë nga ndërtimi i identitetit të përbashkët europian, gjë që vërtetohet me mungesën e plotë të përkujtimit të 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore në frymën e pajtimit. Në vend të festimeve shtetërore Dita e Fitores/Dita e Europës është mbajtur marshi prorus i Brigadës së të pavdekshmëve. E gjitha kjo tregon qartë, jo vetëm largimin nga Europa, por duket edhe si rigjallërim i ideve të viteve 1990-të për Serbinë si guvernë ruse.
*Autori është Profesor i Fakultetit Filozofik në Beograd. Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
|
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38