Flash News

KRYESORE

Si reagoi Elisa Spiropali kur Edi Rama po e sulmonte nga foltorja

Për kryetarin e partisë, Elisa Spiropali nuk e ka bërë siç duhet detyrën që i është ngarkuar si koordinatore për bashkëqeverisjen. Duke folur në Asamblenë e PS-së, Rama kritikoi ashpër Spiropalin, ndërkohë që ajo ishte pranishme në sallë.

Fillimisht, Spiropali ka buzëqeshur kur Rama i përmendi emrin, por kur kritikat nisën të shtoheshin buzëqeshja iu largua nga ftyryra deputetes së PS. Ajo tregoi se nuk ishte dakord me kërkesën e Ramës për të deklaruar emrat e kryetarëve të PS që duhet të shkarkohen nga detyra.

Gjithsesi, Rama i dha edhe një mundësi të dytë deputetes për ta bërë punën ashtu siç ai e kërkon.

Ky është deputeti i PS që e bëri Ramën të bërtiste në Asamble: Kush e mban përgjegjësinë për këtë?

“Nuk ka zgjedhje të parakohshme në qershor. Do shkarkojmë ministrat”

Të fundit