Flash News

KRYESORE

Si reagoi presidenti i Interit pas skualifikimit? E zbulon GDS

Si reagoi presidenti i Interit pas skualifikimit? E zbulon GDS

Presioni më i madh tek Interi nuk vjen nga presidenti, por nga trajneri Antonio Conte dhe tifozët. Reagimi i presidentit Steven Zhang, pas skualifikimit të turpshëm në Champions League nuk ka kaluar me nerva në dhomat e zhveshjes, ndryshe nga klubet big në Europë.

Sipas mediave italiane, Zhang ka kërkuar të ngrejë moralin e lojtarëve. Humbja me Barcelonën ishte e dhimbshme, sidomos sepse katalanasit po luanin me të rinjtë, por atmosfera tek Interi ende vijon të jetë pozitive.

Mëngjesin e së mërkurës, sipas Gazzetta dello Sport, numri 1 i klubit zikaltër tha vetëm fjalë të mira. "Harrojeni atë që ndodhi! Rruga drejt fitores është e gjatë, por jemi në rrugën e duhur. Duhet të ngremë kryet lart. Ndiqni trajnerin dhe jeni në rregull me mua".

Të fundit