Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Si reagojnë burrat kur bashkëshortja u thotë “Jam shtatzënë”
Reagimet nuk janë të njëjta, varen nga një sërë rrethanash si në pritje të fëmijës së parë, shumë vite pa fëmijë, dëshira për një djalë, shtatzëni të paplanifikuara ose që ngjallin dyshime etj.
Disa hollësi (sigurisht nga ato pa zarar) më mirë se burrat, m’i kanë treguar vetë gratë.
Mbas martesës, pritet fëmija. Gratë, sa binden për shtatzëninë, dinë të zgjedhin momentin që u duket më i përshtatshëm për të vënë në dijeni bashkëshortin. Kur ndodhen në shtëpi, zakonisht preferojnë krevatin.
Burrat (siç tregojnë gratë) sa marrin vesh se do të bëhen “baballarë” zakonisht nuk përmbahen; shpërthejnë me të qeshura, fjalë të bukura, puthje e përqafime pa fund, kalojnë dorën në fund të barkut në kërkim të bebit (po është herët të prekin gjë), mandej e zbresin pak më poshtë; veprim që rrit më shumë adrenalinën dhe gëzimi arrin kulmin.
E dini ç’më tha burri kur i tregova se jam shtatzënë? Po qe se dhe këtë radhë më bën vajzë, më mirë lëre në maternitet – dhe fytyra i mori një pamje të shëmtuar, që nuk e kisha parë kurrë. Po kur bëmë Eko-n dhe mësoi se ishte djalë, si ndryshoi menjëherë; tani mendja i punon vetëm te djali që presim mbas tetë vajzave.
Ja, ky që më parë nuk pyeste fare, tani ka filluar të bëhet merak për shtatzënisë, më nxit të jem e rregullt për vizitat mjekësore, bën kujdes për ushqimin tim, lehtësimin e punëve e ç’nuk bën.
Rrallë, po ndodh dhe kështu. Mbas 11 vjet martese pa fëmijë, një mëngjes e shoqja përfundoi në spital me dhimbje të forta barku. Gjatë vizitës, mjeku preku një masë në fund të barkut, po një shtatzëni u përjashtua kur mësoi se ajo nuk mund të lindte. Në këto rrethana, patologu thirri kirurgun dhe të dy kërkuan një Eko. Nuk vonoi dhe përgjigja erdhi.
Urime thanë: “Do të bëheni baba e mama!” E pabesueshme, në moment tronditja dhe ankthi u kthye në një gëzim të papërmbajtur, puthje e përqafime.
Një ditë më pyetën: “Si është e mundur? Si këtu, edhe jashtë shtetit na i prenë shpresat”. U kujtova se natyra bën mrekullira, prandaj raste të kësaj natyre nuk janë dhe aq të rralla.
Duke qenë me humor, më treguan diçka inkurajuese që u patën thënë në vendin fqinj: patologët dinë shumë, po bëjnë pak; kirurgët dinë pak, po bëjnë shumë, ndërsa gjinokologët, as dinë e as bëjnë gjë. Ju duhet t’i thoni faleminderit Ekos, shtova unë, se në mungesë të saj, ky “mister” do të zgjidhej prej thikës, pra, prej atyre që bëjnë shumë.
Ndryshe reagojnë burrat kur marrin vesh shtatzëni të papritura, sidomos të padëshiruara (shumë fëmijë, probleme ekonomike ose arsye të tjera).
Në këto rrethana dikush thotë: Ç’është kjo punë, ti ka rrezik të mbetesh shtatzënë dhe me një të puthur, të tjerë O bo-bo, ç’na bëre? ose “Edhe kjo na u desh” dhe zakonisht akuzojnë si të pakujdesshme vetëm bashkëshortet.
Në jetën e përditshme ndodh që ky lajm në vend të pritet me gëzim, bëhet shkak për grindje dhe akuza lidhur me atësinë e fëmijës. Sot, në kushtet e emigrimit, burrat kthehen rrallë në shtëpi, mbajnë shënim datat, kanë mësuar të llogarisin kohëzgjatjen normale barrës së zakonshme dhe kur shohin se “nuk u del llogaria”, vënë në dyshim vend e pa vend autorësinë.
Po një pjesë gabojnë – ata nuk e dinë që, përveç lindjeve sipas kalendarit normal, për arsye të ndryshme, ka dhe lindje të vonuara ose të parakohshme.
Nuk ka qenë dhe nuk është e lehtë të ndahen dyshimet nga e vërteta (atë e dinë vetëm gratë), po sot me anë të një analize (ADN-së), çdo dyshim mund vërtetohet lehtë.
Nga të dhënat zyrtare të gjykatave del se përmes ADN-së, mjaft fëmijë janë bërë me baballarët e vërtetë (biologjikë) e shumë të tjerë kanë humbur atësinë.
Po kujdes, ju burrat që çoku livadhisni, se po u doli ndonjë “bir ose bijë biologjike”, përveç pasojave me gruan, do të paguani dhe për rritjen e tij (nuk ka dardhë me bisht përpara).
Në të vërtetë, lindjet jashtëmartesore nuk janë dukuri e re; po sot në kushtet rritjes së emigrimeve (më parë quhej kurbet), rastet janë shtuar.
Nuk ka qenë e largët koha kur burrat shkonin në kurbet duke lënë gratë vetëm në shtëpi për vite të tëra. Tregojnë se një prej tyre i dërgoi të shoqit këtë mesazh kuptimplotë: “Ka mbetur pa punuar ara, te lisat me çatalla. Do të vish ta punosh vetë, apo ta lëshoj me të tretë?” (Nëse nuk ktheheshin dhe e lëshonin).
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38